To Vima: Dritëhijet e marrëveshjes së Detit me Shqipërinë

Postuar në 20 Shkurt, 2018 17:13

Rregullime të Marrëveshjes mbi zonat detare të vitit 2009, të cilat do të plotësojnë disa nga kërkesat e Tiranës janë duke u përshtatur nga Athina ajo si pjesë e dialogut që filloi nëntorin e kaluar në Kretë mes të ministrave të jashtëm dhe Nikos Kotzias dhe Ditmir Bushati. Kështu shkruan gazeta greke “To Vima” teksa i referohet dritëhijeve që po shoqërojnë këtë proces.  Kjo pikë, së bashku me heqjen e ligjit të  luftës janë dy shtyllat kryesore të marrëveshjes paketë që dy qeveritë synojnë të nënshkruajnë në pranverë.

Sipas “To Vima” diskutimet mbi zonat detare janë  të mbuluara me një vello ekstreme të fshehtësisë, por informacioni i mbledhur deri më tani tregon se është duke u lëvizur në dy linja. Linja e parë është se Athina ka rënë dakord të pranojë një rishikim të Marrëveshjes së vitit 2009 , me qëllim ndryshimin e demarkacionit të rënë dakord. Arsyet e kësaj lëvizje e Athinës janë se Tirana ndoshta ishte penalizuar me marrëveshjen e parë.

Linja e dytë është se qeveria greke ka në plan të vazhdojë me zgjerimin e ujërave territoriale në 12 milje detare. Forca lëvizëse prapa këtij rinegocimi është se një marrëveshje "e re" është më e mirë se një marrëveshje joaktive. Sipas indikacioneve deri më tani, Athina është duke marrë parasysh"kompensimin e" Tiranës me një zonë detare (rreth Korfuzit). Kjo mund të bëhet me një zhvendosje të vijës së demarkacionit dhe ndoshta me ndryshime në zgjedhjen e vijës bazë nga pala shqiptare. Megjithatë, asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë derisa të botohen harta dhe koordinata.

Duhet të theksohet se edhe marrëveshja e 2009 e bënte të mundur që Athina të zgjeronte ujërat e saj territoriale në 12 milje detare, pa shkelje. Nga anën tjetër, mund të argumentohet se pranimi nga Athina i disa argumenteve të palës shqiptarë në lidhje me ndikimin e ishujve duken të rrezikshme pasi mund të shihet si precedent negativ nga palët e treta.

Në qoftë se Athina merr për bazë mendimin e palës shqiptare që sshujt në veri të Korfuzit (Northëest Corfu) të humbasin ndikimin në lidhje me Marrëveshjen e vitit 2009, atëherë dobësohet politikisht pozicioni grek në lidhje me Kastellorizon (që mbështet parimin se  komplekset ishullore kanë zona të plota detare).

Edhe zgjerimi i ujërave territoriale vetëm kundër Shqipërisë do të forcojë pozicionin e fortë e Turqisë në "rrethana të veçanta" në Egje dhe në Mesdheun Lindor.  Një pikë tjetër kritike është nëse zgjerimi në 12 milje do të kufizohet vetëm në rastin e  Shqipërisë apo në të gjithë Detin Jon, pra edhe me Italinë. Nëse kufizohet vetëm  me Shqipërinë, argumenti i "rrethanave të veçanta" përforcohet. Në qoftë se kjo do të përfshijë edhe zonën drejt Italisë, kjo mund të krijojë një problem me Romën nëse do të ketë një përditësim të mundshëm të marrëveshjes greko-italiane të vitit 1977.

http://www.tovima.gr/politics/article/?aid=943593

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.