Fjala "Maqedoni" do jetë patjetër në emrin e ri. Shkupi pranon kualifikues gjeografikë

Postuar në 07 Shkurt, 2018 11:08

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka deklaruar se qeveria e tij është e përgatitur për pranimin e një emri të ri që do të mbështetej mbi kriterin gjeografik.

Ne jemi të përgatitur për një kualifikim gjeografik por do të ndalim aty sepse kjo është një çështje kyçe dhe i jep shansin negociatave që të mbërrijnë në një zgjidhje”, citohet ai gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE-së në Shkup, Samuel Zbogar.

Me kualifikuesin gjeografik, Zaev nënkupton se fjala Maqedoni në emrin e ri ndërkombëtar të vendit do të jetë patjetër ndonëe ai do të shoqërohet me cilësues gjeografikë si E Veriut, e Vardarit etj., sipas varianteve që kanë dalë së fundmi në media. Në Greqi ka një pjesë të politikës që këmbëngul që fjala Maqedoni të mos ekzistojë fare pasi ajo përbën pretendim territorial dhe prek një pjesë të asaj që konsiderohet si identiteti historik i grekëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.