Cavusoglu: Ishujt e Egjeut, çështje e hapur me Greqinë

Postuar në 21 Dhjetor, 2017 10:37

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka deklaruar në Parlament se ishujt e Egjeut janë çështje e hapur me Greqisë. Ai ka debatuar për këtë me opozitën duke zbuluar se në Ministrinë e Mbrojtjes është krijuar një ekip i posaçëm.

“Ne nuk duhet të praktikojmë patritotizëm në një çështje të tillë. Nëse ju e bëni, do të dëmtoni palët e tjera që nuk kanë bërë asgjë për të, jo AKP-në. Kam propozuar që të diskutojmë pas dyerve të mbyllura dhe të informojmë liderët e partisë…Nëse ne nuk arrijmë një marrëveshje Parlamenti do të vendosë për alternative dhe ne do t’i zbatojmë ato. Por kjo është politikë kombëtare. Nuk është një çështje që mund të diskutohet në korridore dhe të përdoret për të vënë dikë në pozicion të vështirë. Ne kemi formuar një ekip me personel ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare. Ne po e diskutojmë problemin dhe çfarë hapash duhen hedhur. Turqia duhet të vendosë sesi të zgjidhë këto problem duke diskutuar me Greqinë. Ka tri alternativa: Gjetja e një zgjidhjeje përmes diplomacisë, referimi i ligjit ndërkombëtar apo edhe dërgimi i ushtrisë për marrjen e ishujve”, citohet nga mediat, Cavusoglu.

http://www.balkaneu.com/the-status-quo-in-aegean-has-not-changed-since-1...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.