Zgjedhja e Prokurorit, çështje keqkuptimi!

Postuar në 11 Dhjetor, 2017 12:26

Çështje keqkuptimi e quan kryeministri Edi Rama përplasjen me opozitën për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri. Nga mbledhja e grupit parlamentar, Edi Rama i propozoi kreut të PD-së Lulzim Basha të mos i mëshojë diskutimeve ligjore, por të pranojë një zgjedhje të dakordësuar bashkarisht. 

Baza ligjore për kruyeprokrurin është e qartë, por për fat të keq ka krijuar sërish një situatë moskuptimi me opozitën, ose nga ana e opoizitës, të cilës unë përfitoj nga rasti t'i drejtohem përsëri me thirrjen që ne ta shfrytëzojmë këtë moment për të eksploruar çdo mundësi mirëkuptimi dhe për të dalë me një zgjedhje të mirëkuptuar të Prokurorit të përkohshëm. Ne e kemi qartësisht mundësinë dhe të drejtën që ta zgjedhim Prokurorin e përkohshëm me shumicën që kemi në dispozicion, por ashtu siç kishim mundësinë dhe të drejtën që të hynim në zgjedhje pa i shtrirë dorën në mënyrë të vazhdueshme opozitës, nuk e shfrytëzuam atë mundësi në emër të diçkaje më të madhe që është interesi kombëtar dhe interesi publik

Në pamje të parë, kryeministri duket sikur ka mbi supe rolin e vështirë për të tejkaluar ndasitë politike në emër të interesit kombëtar, por ai vetë duket se është i interesuar ta kalojë pa u lagur një situatë që ekspozon më së paku modelin e qeverisjes së tij. Kjo ofertë e tij vjen në një kohë, kur nga PD ka një përgjigje sesi mund të arrihet në një zgjidhje të përbashkët, një propozim me 4 pika ku kërkohet heqja e imunitetit të Sajmir Tahirit, shkarkimi i Haki Çakos apo dhe i Fatmir Xhafës. Rama mund të negociojë mbi këtë platformë  apo dhe të deklarojë publikisht pse nuk pranon ta diskutojë, megjithatë ai shfaqet për të ofruar një pakt pa përmbajtje që në fund do t'i njohë atij meritën e zgjidhjes apo dhe më shumë atë të hapjes së negociatave. 

Në këtë pikë Edi Rama po bën negociatorin e ndërkombëtarëve karshi opozitës, e cila ndoshta dhe për interesa të saj ka denoncuar procesin antiligjor mbi të cilin PS po kërkon të zgjidhet kryeprokurori i ri. Diskutimi teknik mesa duket i jep të drejtë opozitës dhe kryeministrit nuk i intereson t'i futet një debati ligjor, nga i cili del i humbur. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.