Ditët e fundit të Llallës, merr valixhet më 3 dhjetor

Postuar në 21 Nëntor, 2017 16:09

Teksa partitë e mëdha janë përfshirë në një debat teknkio-politik mbi mandatin e Adratik Llallës, SHBA-BE mbështesin versionin e mazhorancës se mandati i tij mbaron ne 3 dhjetor dhe se pas kesaj date duhet te zgjidhet nje kryeprokuror i perkohshem, me shumice te thjeshte.

OPDAT dhe EURALIUS, dy misionet që asistuan reformën në drejtësi  argumentojne se “Mandati i Prokurorit të Prëgjithshëm në detyrë përfundon në fillim të dhjetorit. Këshilli i Lartë Prokurorial, i cili është përgjegjës për emërimin e Prokurorit të Përgjithshëm ende nuk është themeluar. Prandaj, zbatohet regjimi kalimtar (tranzitor) për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm, i cili do të kryeje funksionet e një prokurori të  përgjithshëm ne një periudhë tranzitore”

Ky qëndrim nxjerr sërish huq opozitën që ndonëse nuk ishte shprehur qartë për largimin ose jo të Llallës kishte lënë të nënkuptohej se do të mbështeste qëndrimin e tij në detyrë edhe për të paktën 2 vjet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.