Sqarim i OSHEE-së për ndërprerjen e energjisë elektrike në zonën e ish-Bllokut në Tiranë

Postuar në 17 Nëntor, 2017 14:08

Zona e ish-bllokut vuajti mungesën e zgjatur të energjisë të enjten gjatë pasdites, duke lënë  ne errësirë familjet dhe bizneset e kesaj zone përgjatë nates  deri paraditen e së premtes.

Shërbimi për Klientin nuk ka qenë i aksesueshëm për të infoemuar mbi zituatën, por OSHEE sqaroi për Respublica se dje pasdite, u dëmtua fidri C7, nga punimet që po kryente firma “Gjikuria” në pjesën e unazës.

Sipas OSHEE, brigadat e saj morën menjëherë masat për të lokalizuar defektet e shfaqura në dy linja të tjera, por riparimi kërkonte kohë, për shkak të zhvillimit të Kuvendit. Në linjën e parë, energjia u rikthye pas 3 orësh, pasi nevojitej të gërmohej në bulevard. 

Për riparimin e defektit të linjës tjetër, kërkohej gërmimi në tokë, dhe kjo bëhej akoma e më e vështirë, duke qenë se linjat shtriheshin nga Kuvendi për te Presidenca, dhe për arsyeje sigurie, punonjësit tanë nuk u lejuan të punonin gjatë natës. Situata u normalizua rreth orës 9.30, me rikthimin e energjisë elektrike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.