Prekja fatale me gazetaren, jep dorëheqjen ministri britanik

Postuar në 01 Nëntor, 2017 22:53

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Michael Fallon ka dhënë dorëheqjen pas raportimeve në media për një sjellje të pahijshme të tij ndaj një gazetareje në vitin 2002.

Ai pranoi se sjellja e tij në të kaluarën ishte nën standardet e larta që kërkojnë forcat e armatosura. Më herët gjatë javës ai kërkoi falje për incidentin e ndodhur 15 vite më parë ndaj gazetares Julia Hartley-Brewer, të cilën e kishte prekur në këmbë.

Në letrën e dorëheqjes drejtuar kryeministres Teresa Mayi ai thotë se ka reflektuar, prandaj vendosi të japë dorëheqjen si sekretar i Mbrojtjes. Fallon, bëhet i pari ministër që jep dorëheqjen nga qeveria e Teresa May pas raportimeve për ngacmime seksuale në Parlamentin Britanik. Në këtë skandal përfshihen 36 deputetë konservatorë dhe të paktën 15 ministra dhe nënsekretarë të kabinetit aktual të kryeministres May.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.