Një vizitë me bilanc afirmimin e "miqësisë së përhershme"

Postuar në 11 Tetor, 2017 18:42

Rastësi apo jo, fakt është se kryeministri I Shqipërisë ndohet në një vizitë zyrtare në Itaii, ditën që “miku i tij Rexhep” ndodhet në Serbi dhe shpallte partneritetin me Serbinë. Do të duhet të presim njoftimet zyrtare apo të dhëna të tjera, por për aq sa shohim nga konferencat për shtyp, vizita e z. Rama në Romë nuk prodhon asgjë më shumë sesa një afirmim statistikor sesa miq jemi si popuj.

Rajon që në njëzet vitet e fundit kaloi nga kriza dhe tensione të mëdha në një rrugë zhvillimi dhe bashkëpunimi. Para disa javësh u takuam në Trieste, në kuadrin e të ashtuquajturit Procesi i Berlinit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të Bashkimit Europian. Stabiliteti i këtij rajoni është një e mirë e çmuar për të gjithë Europën dhe për Mesdheun dhe që ne nuk mund ta humbasin. Ndaj jam i lumtur që nga ky takim mes Italisë dhe Shqipërisë do të lindë një shtysë e re, jo vetëm për marrëdhëniet tona dypalëshe, por edhe për kontributin që dy vendet tona mund të japin për stabilitetin në rajon

tha në konferencën për shtyp, kryeministri Italian Paolo Xhentiloni.

Asgjë konkrete, as marrëveshje dhe asnjë shenjë interesi të ri nga një vend që e di se Shqipëria nuk ka sindikata.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka përqendruar fjalën e vet në çështjen e negociatave për anëtarësim, e vetmja që duket se tërheq ende diçka nga interesi politik.

“Ne besojmë fort se kemi bërë gjithçka për të hapur negociatat, gjithçka që ka të bëjë me atë që na u vu përpara si detyrë shtëpie dhe jam i sigurtë se me ndihmën e Italisë në radhë të parë, por edhe të vendeve të tjera, gjërat që janë bërë, mund të marrin rëndësinë e duhur, që ta çojmë akoma më tej këtë proces dhe të hapim negociatat për pranim vitin tjetër. Për këtë, Italia meriton vërtetë gjithë falënderimet tona dhe nga ana tjetër besoj se ky qëndrim kaq miqësor është edhe falë faktit që shumë shqiptarë sot kontribuojnë në ekonominë italiane, kontribuojnë në pjesëmarrjen në shoqërinë italiane si qytetarë të mirë dhe të zotë të Italisë”.

Një vizitë kalendarike, deri diku lobimi dhe pa ndonjë bilanc.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.