Superbakteri  çon në vdekje një grua në SHBA. U rezistoi të 26 antibiotikëve në përdorim

Postuar në 13 Janar, 2017 22:27

Një grua e moshës 73 vjeçare nga Nevada ka ndërruar jetë si pasojë e një infeksioni, bakteret shkaktare të të cilit i rezistuan të 26 antibiotikëve që përdoren në SHBA. Lajmi është bërë i ditur nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve

https://www.cdc.gov/mmwr/volumes/66/wr/mm6601a7.htm?s_cid=mm6601a7_e

dhe sipas saj, infeksioni i marrë pas hospitalizimit të zonjës në Indi, si pasojë e një frakture në këmbë, është shfaqur në ije. Infeksioni i rezistoi edhe colistinit, antibiotiku i “fundit”, ndërkohë që analizat vërtetuan se se superbakteri -Klebsiella pneumoniae bacteria - ishte i ndjeshëm ndaj fosfomycinës, që nuk është miratuar ende në SHBA.

Një lajm më vete në këtë që ndodhi është fakti se mjekësia ka verifikuar se rezistenca ndaj colitsinës shkaktohet nga një gen i quajtur mcr-1. Por në rastin e zonjës nga Nevada, pra në bakteret e izoluara në infeksionin e saj nuk u identifikua ky gen, çka shtron pyetjen se çfarë e ka provokuar rezistencën.

https://www.theatlantic.com/health/archive/2017/01/a-superbug-resistant-...

Problemi merr një përmasë të re shqetësuese pasi burimi i infeksionit është në Indi dhe manifestimi i tij në SHBA, pra është zhvendosur.  Një nga shqetësimet kryesore është shfaqja në mënyrë të pavarur e disa baktereve panrezistente që mund të provokojnë situata vërtet të reja në botë e që ishin menduar se janë tejkaluar.

Ajo që po quhet sei epoka post-antibiotike është njohur edhe në nivel të lartë politik. Në vitin 2014, ish-kryeministri britanik, David Cameron, deklaroi se nëse nuk merren masa, mund të përjetojmë një epokë të errët të mjekësisë, diçka që në botën e tanishme do të thotë miliona të prekur e të vdekur.

http://www.bbc.com/news/health-28098838

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.