SHBA hapin të parën bazë ushtarake permanente në Izrael

Postuar në 18 Shtator, 2017 20:45

ShBA dhe Izraeli kanë hedhur një tjetër hap në drejtim të thellimit të marrëdhënieve të tyre, edhe kështu strategjike dhe shumë të ngushta. Ushtria izraelite informon për hapjen në Izrael të një baze ushtarae permanente amerikane, e cila do të inkuadrohet në një bazë ajrore izraelite në jug të vendit.

Lajmin e ka përcjell kreu i Divizionit të Mbrojtjes Ajror të Forcave Ajrore Izraelite, gjeneral brigade Zvika Haimovich. Numri i trupave amerikane do të jetë i vogël dhe bashkëpunimi synon forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të Izraelit, zbulim, gjurmim ajror etj..SHBA dhe Izraeli kanë një partneritet të gjatë strategjik. SHBA është kontributore në buxhetin e mbrojtjes së Izraelit me një ndihmë vjetore. Ky është piku i marrëdhënieve që nga ikja nga presidenca amerikane e Barack Obamës, raportet e të cilit me kryeministrin izraelit Netanjahu, u ftohën ndjeshëm sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore me Iranin.

https://www.idfblog.com/2017/09/18/us-military-base-in-israel/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.