Identifikohet një zhdukje në masë e specieve detare e panjohur më parë

Postuar në 27 Qershor, 2017 10:30

Duket se periodizimi i jetës biologjike në tokë nuk ka qenë edhe aq i saktë sa mendohej. Shkencëtarë të univeristetit të Zyrihut kanë identifikuar atë që mund të quhet një ngjarje e zhdukjes në masë, që zuri fill 2 milionë vjet më parë, e gjatë së cilës mendohet se janë zhdukur 1/3 e gjallesave të mëdha detare si balena, peshkaqenë zogj deti, breshka. Ekipi hetoi fosile detare të megafaunës nga periudhat e Pliocenti dhe epokës së Pleistocenit(5.3 milionë deri 9.700 vjet p.e.s). Ngjarja preku sidomos gjitarët detarë, 55% e të cilëve u zhdukën. Nga ana tjetër forma të reja jete morën hov gjatë epokës së Pleistocenit dhe bëhet fjalë për rreth ¼ e specieve si ariu polar, pinguini Megadyptes, që nuk kanë ekzistuar gjatë periudhës së mëparëshme, Pliocenit.

Si pasojë e kësaj zhdukjeje, modeste në krahasim me të tjerat, 17% e funksioneve ecologjike në ekosistem humbën dhe 21% ndryshuan. Gjahtarë të mëdhenj u zhdukën si pasojë e kësaj duke detyruar përshtatjen e specieve detare. Gjatë kësaj kohe sipas shkencëtarëve habitatet bregdetare u kufizuan ndjeshëm si pasojë e luahtjeve të dhunshme të nivelit të detit. Sipas tyre shkaqe që çuan në këtë ngjarje kanë qenë ndryshimi i rrymave oqeanike, apo edhe humbja e menjëhershme e habitateve bregdetare dhe një situatë e tillë ekspozon më shumë drejt asgjësimit kafshët që kanë si konstitucion jetësor gjakun dhe qarkullimin e tij. Kjo shpjegon se përse u zhduk p.sh peshkaqeni gjigand Carcharocles duke sugjeruar kështi se megafauna detare është shumë më e ndjeshme ndaj ndryshimeve mjedisore. Diçka që na sjell në mend atë që po ndodh aktualisht.

https://phys.org/news/2017-06-previously-unknown-extinction-marine-megaf...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.