Jemi 1 milionë të mjerë kundër një çete. Përballje paqësore me krimin!

Postuar në 09 Prill, 2017 14:49

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, tha sot ndër të tjera në Çadër: 

"...Ti ke zgjedhur të rrish me bundrat e krimit që parfumosen me erën e hashashit dhe ngjyejnë hundën e tyre me pluhurin e bardhë. Unë kam zgjedhur këtu me të mjerët e mi, me gjithë popullin shqiptar që e ke mjeruar në 4 vite por që ka vendosur të ngrihet një herë e mire, e të shporrë ty dhe kriminelët. Ndaj minutat që po kalojnë, shpresoj sado pak të të kthjellojnë, se ne të mjerët nuk jemi as 100 miijë, as 200 mijë, por jemi plot 1 milionë përballë një çete kusarësh, përballë Edi Ramës me 40 hajdutë, kriminelë dhe oligarkë. Përballja do të jetë fatale për krimin, por do të jetë përballje paqësore, demokratike dhe europiane. Hiq dorë nga kërcënimet, hiq dorë nga përçarja. Mos i fryj dasisë mes shqiptarëve se ne të mjerët vijmë nga Vermoshi në Konispol, nga Korça në Durrës. Ne jemi kudo, gegë dhe toskë, muslimanë e të krishterë, demokratë e socialistë, që një gjë nuk durojmë dot, dhe këtë do ta shporrim, dhe kjo është qeveria e lidhur me krimin dhe krimi i bërë njësh me pushtetin. Jemi në një moment të veçantë, të psikologjisë dhe mendimit që profesor Artan Peqini e shprehu fare bukur, e kam zili sepse e shprehu me fjalë të thjeshta e njerëzore. Jemi në momentin kur të gjithë e kuptojnë që ajo që po vjen, që është nisur, dhe do të vijë shpejt, është shpresa dhe ëndrra e gjithsecilit prej nesh, që ne e quajmë Republika e Re. Ndërsa kjo që sot është akoma realiteti që shtyp ëndrrat tuaja, shpresat tuaja, xhepat tuaja, tavolinat tuaja, është në fakt e keqja që po ikën. Ajo që kemi në shpirt dhe në mendje së shpejti do të jetë realitet".

Është sfidë të gjesh kohezionin, logjikën e këtyre fjalëve, pa folur për besueshmërinë e tyre dhe përcaktimin djathtas të z. Basha. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.