Rritja abuzive e çmimit të gazit me marrëveshje

Postuar në 25 Mars, 2017 12:37

Autoriteti i Konkurrencës do të nisë një hetim të thelluar për të gjitha segmentet e tregut të ngarkim, shkarkim, import, depozitim dhe shitje me shumicë të gazit të lëngshëm të naftës për konsum familjar dhe biznes. Ky vendim vjen pas hetimit paraprak të kryer nga ky institucion për produktin e gazit të lengshëm. Në hetim do të përfshihen 9 kompani të tregtimit të këtij produkti për periudhën kohore maj 2015 deri në shkurt 2017.

Sipas Autoritetit të Konkurrencës , këto ndërmarrje shfaqin sjellje të bashkërenduar lidhur me çmimin e shitjes me shumicë të gazit.  Kështu “mesatarja e diferencës çmim blerje –çmim shitje për periudhën e dy viteve te fundit është shumë e ngushtë dhe simetrike që kanë ndërmarrjet”

Kjo nuk është e vetmja problematikë në tregun e gazit, pasi që prej vendosjes 8 l/litër të akcizës për gazin për automjetet, tarifa e gazit është rritur me të paktën 15 lekë për litër edhe për konsumatorët familjarë. Ideatorët e kësaj mase thanë se ajo nuk do të preki përdoruesit e gazit për nevoja familjare, si ngrohje e gatim. Sipas tyre kjo masë synon të rrisi dhe shkallën e sigurisë së përdoruesve të gazit, duke filluar që nga pikat e posaçme të shitjes së tij që duhet të jenë të ndryshme nga ato të shitjes së gazit për makinat. Megjithatë në treg është e vështirë të gjesh një ndarje të tillë dhe aq më tepër që qeveria ka neglizhuar kontrollet për rritjet abuzive të çmimit për konsumatorët familjarë. Aktualisht çmimi i gazit luhatet nga  55-64 lekë për litër nga 40-45 lekë për litër që ishte në fund të vitit që lamë pas.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.