Pushohen hetimet për marrëveshjen e detit me Greqinë

Postuar në 23 Mars, 2017 16:15

Akuzat për marrëveshjen e detit me Greqinë janë rrëzuar pasi Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për ish-sekretarin e Përgjitshëm të Ministrisë së Jashtme, Ferit Hoxha, kryenegociator i marrëveshjes, kundëradmiralin Kristaq Gërveni, dhe ish - sekretarin e Përgjitshëm të ministrisë, Gazmend Turdiu. Tv Klan referon burime nga organi i akuzës, sipas të cilit personat në fjalë janë marrë në pyetje, por nga dëshmitë e tyre nuk janë gjetur element të veprës penale. Gjithsesi arsyet e vendimit nuk janë bërë të ditura. 

Marrëveshja u nënshkrua nga qeveria Berisha dhe u ankimua në Gjykatën Kushtetuese e cila e rrëzoi atë për disa aspekte. Ndërkohë me ndryshimin e pushtetit, socialistët bënë kallëzim penal i cili duket se nuk ka prodhuar asgjë, duke bërë nul akuzën se është falur territor. Mbetet për t’u parë se çfarë peshe do të ketë ky vendim i prokurorisë në negociimin e marrëveshjes për së dyti, pasi vendimi i Kushtetueses mbetet në fuqi. Është paradoksale gjithsesi që ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar marrëveshjen për probleme ligjore, të plotfuqmërisë së munguar të negociatorëve, organi i akuzës nuk gjen asnjë moment që ky lloj negociimi të ketë prodhuar falje territori. Mund të pyetet nëse vendimi i Kushtetueses ka ndonjë gjë përmbajtësore përtej aspektit formal që mund të ketë shkelje?

Prokuroria nuk pranoi të japë sqarime zyrtare për arsyet qe e çuan hetuesit  drejt këtij vendimi. Gjatë periudhës se hetimit u pyetën 11 anëtarët e grupit të cilët deklaruan se kishin respektuar ligjin se dhe marrëveshja nuk prekte ujërat territorialë shqiptare”, raporton Tv Klan.

http://tvklan.al/pushohen-hetimet-per-marreveshjen-e-detit/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.