Vëllai i diktatorit korean u eliminua me armë toksike

Postuar në 24 Shkurt, 2017 12:24

Vëllai i diktatorit koreanoverior, Kim Jong Un, u vra me një armë kimike, veçanërisht toksike, të njohur si elementi neurotoksik VX. Ky është përfundimi i ekspertizës mjekoligjore që u bë publike nga autoritetet malejziane. 
Substanca në fjalë konsiderohet nga OKB si armë e shfarosjes masive. Megjithatë Koreja e Veriut këmbëngul se vrasja e Kim Jong Nam është një skenar kundër Penianit. 
Në një deklaratë të përcjellë nga Agjencia Shtetërore e Lajmeve thuhet se vëllai i udhëheqësit koreanoverior vdiq nga një atak kardiak. 
Sipas vendit komunist, ka një përpjekje për ta prezantuar vdekjen natyrale të Kim Jong Nam si vrasje të agjenturave koreanoveriore. Kim Jon Nam u sulmua të hënën e kaluar teksa ishte duke u imbarkuar në aeroportin e Kuala Lumpurit në Malajzi drejt Makaos. Policia vendase ka nxjerrë urdhër-arreste për dy gra, një diplomat koreanoverior dhe disa person të tjerë, të cilët dyshohet se kanë gisht në vrasjen misteroze të Kim Jong Nam.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.