“Agresioni i të Shëmtuarës na ka bërë më të varfër”

Postuar në 22 Shkurt, 2017 10:59

Kryeministri Edi Rama ka folur sot gjatë një takimi të Këshillit të Ministrave të Kulturës të Europës Juglindore, presidencën e të cilit e mban Shqipëria. Ai ka folur për atë që e ka cilësuar si Agresion të së Shëmtuarës, duke marrë si shembull cilësinë dhe rregullin në ndërtime.

Ilustrim për këtë është gjendja e ndërtimeve në bregdetin e rajonit, ku sipas tij vihet re një situatë e përkeqësuar në krahasim me “parardhësit tanë, që kishin më pak mundësi se ne për të njohur botën”.

Rama e ka cilësuar vulgare, banale dhe mendjelehtë kritikën që i është bërë në vijimësi për investimet në rehabilitimin e qendrave të qyteteteve në kuadër të projektit “Rilindja Urbane”, duke e konsideruar se ky projekt në fakt synon “Rigjallërimin e raportit me hapësirën publike”.

Ai ka thënë se është e provuar tashmë se ndryshimi i raportit me të bukurën nuk është vetëm një ndryshim estetik, por për një investim për zhvillimin, pasi nuk ka një rast kur vende të zhvilluara të mos kenë organizuar edhe raportin me hapësirën publike. Sipas tij, me Rilindjen Urbane kjo gjë po provohet, kur në ato vende ku është investuar për “të sfiduar agresionin e të shëmtuarës”, ka patur tjetër gjallëri eknomike, krahasuar me vendet e tjera ku kjo nuk është ende e mundur.

“Agresioni i të Shëmtuarës na ka bërë më të varfër si rajon”, tha Rama.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.