Mesila, mos u nxito! PDIU ka rritje, jo rënie…

Postuar në 20 Janar, 2017 12:32
Eduard Zaloshnja

Mesila Doda kishte bërë një ironi në rrjetet sociale me nje sondazh te revistës Follow Business Albania, që publikova mbrëmë në Top Story, duke cituar një batutë të vjetër të humorit socrealist “izet kamiona da për 7 bataliona”. Shkak për këtë irioni të Mesilës ishte një llogaritje e gabuar që kanë bërë portalet rreth votave të PDIU-së të prezantuara nga unë.

Mbrëmë në Top Story deklarova: “ PDIU-ja nga 45 mijë vota që kishte më 2013, sot ka 60 mijë vota”. Kjo gjë mund të verifikohet në ritrasmetimin e Top Story-t, ose duke e shikuar ate në YouTube.

Keqkuptimi i protaleve mund të këtë ardhur nga fakti se, në tabelat e publikuara në revistën Follow Busines Albania, PDIU ishte në një rresht me 34 partiçkat e vogla të mazhorancës (PDIU etc.).  Në fakt janë këto 34 partiçka që kanë pësuar rënie, e jo PDIU-ja!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.