Ndalohet mësuesja e ISIS në në Medresenë e Shkodrës

Postuar në 19 Janar, 2017 12:25

Policia e Shkodrës ka ndaluar mësuesen e Medresesë së Shkodrës, Emine Alushi, pas audioregjistrimit të transmetuar një ditë më parë në emisionin "Stop", ku ajo shfaqet duke bërë propagandë pro ISIS. Ka reaguar edhe Drejtori i Pergjithshem i Medresesë së Shkodres, Kujtim Dervishi, i cili është distancuar nga qëndrimet e mësueses.  Sipas tij, “ajo cfarë ka thënë mësuesja, subjekt i kësaj videoje nuk përfaqëson linjën zyrtare të Medresesë si Institucion Arsimor i KMSH dhe është krejtësisht e kundërt me atë cfarë ofron dhe synon shkolla jonë në procesin edukativ.
Ne si stafi drejtues dhe ai pedagogjik jemi distancuar menjëherë, qartë dhe unanimisht nga opinioni dhe mendimet e mësueses në fjalë, mendime të transmetuara në video regjistrim”-është shprehur drejtori Dervishi. 

 

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Pak si shume e kollajte keshtu. Te kishte ndodhur diçka analoge ne ndonje nga shkollat greke te shqiperise.....

Submitted by muci (not verified) on

pse nuk e di ti qe jeton ne nje vend musliman???

Submitted by kristo (not verified) on

E degjova incizimin dhe nuk me duket se ka ndonje propagande pro Isis te denueshme me ligj aty. Ka nje opinion te zyshes, i cili eshte per te ardh keq, dhe ndoshta shkolla vete duhet me e perjashtu derisa ai opinion nuk perfaqeson as medresene e Shkodres, as myftinine, as KMSH dhe as shumicen e muslimaneve shqiptare, por qe te arrestohet e te nxirret para krimeve te renda, kjo me duket pak si, si me thene, e rende. Edhe ata qe kane opinione pro naziste, pro fashiste, apo edhe pro Isis, kane te drejten e fjales se lire, shif golden dawn ne Greqi apo Frontin Nacional ne France etj. Duhet me shume kujdes ne dallimin mes propagandes per dhune dhe fjales se lire. Duhet me shume kujdes edhe se si raportohen keto lajme ne media, apo nuk jeni ne anen e fjales se lire ju te respublica?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.