Kronologjia e vrasjes së ambasadorit, tjeter video e atentatit

Postuar në 20 Dhjetor, 2016 19:16

Publikohen pamje të reja nga momenti i atentatit ambasadorit Rus në Turqi, Anderi Karlov. Në këtë video duket autori i vrasjes, 22-vjeçari Mevlut Mert Alltëntash, i cili qëndron gjithe kohen pas ambasadorit në pritje të një pamje të qartë për ta eliminuar. Në një moment vrasësi zhvendoset në të majtë të sallës dhe pas pak çastesh shihet teksa nxjerr armën dhe qëllon disa herë mbi ambasadorin Karlov.

Sipas hetuesve turkë, 22-vjecari Alltëntash kishte marrë leje në punë për datën 19 dhe kishte rezervuar në një hotel pranë vendgjarjes. Ai kishte hyrë në galerinë e Arteve duke treguar dokumentin e policisë. Në galeri mbetën edhe 3 të plagosur mes të cilëve një grua lindur në Shqipëri me pasaportë turke. Nëna, motra dhe një shok dhome i Alltëntash u ndaluan dhe u morën në pyetje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.