Një shembull nga Greqia se si antiamerikanizmi i së majtës rezultoi demagogji dhe hipokrizi

Postuar në 16 Nëntor, 2016 10:25

Vizita në Athinë e Presidentit në ikje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama përtej rëndësisë simbolike që reflekton në aspektin e lidhjeve greko-amerikane, i shërbeu Greqisë për të kuptuar dy momente. Ekuacionin e panjohur të marrëdhenieve me SHBA-në pas ardhjes së Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe po ashtu deligjitimimin e antiamerikanizmit si ideologji që ushqeu anarshizimin dhe rezistencën antiimperialiste të së majtës për dekada të të tëra, deri në kurorëzimin në pushtet të së të SYRYZA-s të udhëhequr nga një produkt tipik i proletarizmit politik, si Aleksis Tsipras.

Ashtu si kryeministri ynë edhe Tsipras ngriti pikëpyetje të mëdha mbi dobinë globale të zgjedhjes së Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara, ndonëse asnjëherë as Tsipras dhe as Rama nuk shpjeguan me argumenta se nga nga buron ky shqetësim i tyre për pasojat e presidencës Trump.

Për sa më sipër roli i Barak Obamës është thjesht episodik, por shpjegon në terma praktikë mekanizmin e ngjitjes në pushtet për një tipologji kryeministrash si Aleksis Cipras apo formate të ngjashëm me të, produkte të së njëjtës rracë politike që identifikohen sa me të majtën moderne aq edhe me atë tradiocionale. Ishte viti 1999 kur ish-presidenti amerikan Bill Clinton vizitonte Athinën në një periudhë të rëndësishme për Greqinë dhe gjithë rajonin.

Asokohe shteti helen angazhoi mijëra policë dhe ndaloi çdo organizim apo protestë përpara ambasadës amerikane.  Masat e e sigurisë ishin ekstreme dhe Athina i ngjante një shtetrrethimi. Por pamvarësisht kordoneve policore, protesta u zhvillua dhe në mes të turmës si drejtues i saj ishte Aleksis Cipras dhe shumica e ministrave që sot janë në qeveri.

Afro 17 vite më vonë, djaloshi anarshist i lëvizjeve antiamerikane, një lloj Erion Veliaj më formatin e vet priti më zyrë si kryeministër presidentin amerikan, duke  i folur për nevojën e rritjes së bashkëpunimit.

Të nesërmen, më 20 nëntor të vitit 1999 kryeministri aktual dha një intervistë si sekretar i Lidhjes Rinore, ku denoncoi represionin brutal sipas tij ndaj protestuesve. Shtypi grek i kohës u dha zë akuzave të Cipras që e cilësonte qeverinë e atëhershme greke si shërbëtore të amerikanëve.

Huffington post shkruan se sot, shtatëmbëdhjetë vjet më vonë, njerëzit që dikuar denoncuan sistemin politik, "partitë borgjeze", fuqitë imperialiste dhe përfaqësuesit e tyre, tani janë në pushtet. Kryeministri i sotshëm i Greqisë dhe kolegët e tij, duke pasur si profesion kryesor pjesëmarrjen në demonstrata, tani erdhi koha që të sundojnë. Është koha kur ata i ndalojnë vetë demonstratat, kur japin urdhra për hedhjen e kimikateve dhe të përpiqen ta përdorin  vizitën e presidentit amerikan, si dëshmi të arritjeve të tyre.

Papërgjegjshmëria politike, demagogjia, populizmi  dhe përpjekja e së majtës për “manipulimin e shoqërisë sipas gazetës  janë shkaktare për gjendjen aktuale të vendit. “Natyrisht që askush nuk pret autoktitikë nga ata që bënë gjithçka për  të shtruar rrugën drejt pushtetit  dhe tani që janë në pushtet bëjnë gjithçka për ta mbajtur.  Nga ata që kur ka raporte negative në shtypin ndërkombëtar për vendin flasin për komplote ndërkombëtare dhe transaksion enë hije, ndërsa kur të njëjtat gazeta bëjnë referenca pozitive i shpalosin me pompozitet. Le të shpresojmë që kjo formë e mjerueshme e hipokrizisë, mashtrimit, populizmit dhe demagogjisë të izolohet  dhe dënohet nga qytetarët grekë”-shkruan më tej nga gazeta. http://www.huffingtonpost.gr/milena-apostolaki/-_8376_b_12987930.html?utm_hp_ref=greece

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.