Vetëm sondazhi i LA Times parashikoi fitoren e Trump-it

Postuar në 09 Nëntor, 2016 12:13
Eduard Zaloshnja

Portali amerikan RealClearPolitics raportonte një ditë para zgjedhjeve të SHBA-së sondazhet më të fundit rreth garës Clinton-Trump, si dhe llogariste mesataren e tyre. Mesatarja e  sondazheve të fundit tregonte një epërsi të Clinton-it me 3.2 pikë përqindje në rang kombëtar. Por vetëm njëri nga këta sondazhe – ai i gazetës me prirje të majta Los Angeles Time – tregonte një epërsi të Trump-it me 3 pikë përqindje në rang kombëtar.

Mediat e tjera – ku përfshihen media me prirje të djathta, të majta e të qendrës – si Bloomberg, IBD, Economist, ABC, Washington Post, FOX News, Monmouth, NBC News, Wall Street Journal dhe CBS News parashikonin një epërsi të Clintonit në rang kombëtar prej 1-6 pikësh përqindje.

Në fakt, sondazhi i LA Times ndryshonte ndjeshëm nga mesatarja e RealClearPolitics edhe katër vjet më parë – një ditë parazgjedhjeve të atëhershme ai tregonte një epërsi të Obamës prej 3.5 pikësh, ndërsa mesatarja e RealClearPolitics tregonte një epërsi prej vetëm 0.5 pikësh. Dhe Obama i fitoi zgjedhjet me 4 pikë epërsi…

Nga pikpamja metodologjike, sondazhi LA Times, i cili kryhet nga statisticienët e Universitetit të Kalifornisë së Jugut, ndryshon prej të tjerëve si nga natyra e kampionit (rreth 3000 të anketuar që intervistohen çdo javë, krahasuar me rreth 1000 që përdorin mediat e tjera në çdo sondazh të veçantë), ashtu edhe nga karakteri probabilitar i pyetjeve rreth votimit. Kështu, në sondazhin LA Times, nuk pyetet vetëm se për kë është i prirur i anketuari të votojë, por edhe për probabilitetin që ka i anketuari të shkojë të votojë ditën e votimit për kandidatin e parapëlqyer.

Duke kombinuar probabilitetet e atyre që kanë votuar para katër vjetësh për kandidatin demokrat, me ato të atyre që kanë votuar për kandidatin republikan ose që nuk kanë votuar fare para katër vjetësh, sondazhistët e LA Times, llogaritën se sa vota mund të merrte Trump-i e sa Clinton-i.

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

Sondazhi i gabuar eshte sepse ne shkalle kombetare Clintoni ka fituar me shume vota ashtu sic parashikonin mesatarja e sondazheve. Nderkohe qe po keto sondazhe te bera shtet me shtet filluan te tregonin ditet e fundit krisjen qe po pesonte Clintoni ne Midwest. Edhe nje gje qe ben sikur e merr vesh ne fakt nuk e merr vesh fare.

Shko futi nje sondazh per vrasjet ne Sharre tani se ato i qan ti.

Submitted by Tironc (not verified) on

kaq keq duket sa ta ka fut ky erion veliaj ty, saqe edhe kur diskutohet per shaben, japonine apo madagas-karin, ti e kthe muhabetin ke erion veliaj. me kujto shabon qosjen... get a life, man!

Submitted by Albi_I (not verified) on

Ky ja ka fut tere Tiranes ndermjet ca palo-gazetareve si Zalo. Po s'ka gje, secili prej nesh ka te drejte te flase per cfare te doje. Une po flas ndaj diktatorit dhe hajdutit te tashem e te ardhshem. Ti mund te diskutosh per galerite e Rames ne Maria Goodman sepse ajo te ben te ndihesh intelektual dhe njeri i arrire.

Submitted by tironc (not verified) on

o albo, ti edhe ne mars po te shkosh, menien tek e futmja qe te ka bo erioni do ta kesh. I pitty u! s'ia vle mo te merresh me ty, me erionin, me eduinin, me liken, me salen, me tosin, me lulin, me timin etj. just get lost ju te gjithe! le te shpresojme se nje berez i ri, ndryshe nga shabon qosja do te rritet ne shqiperi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.