Ish-komandanti i Forcave Amerikane të NATO-s, në lisën e Clinton për zv/president i SHBA

Postuar në 13 Korrik, 2016 10:32

Emri i greko-amerikanit James Stavridis është përfshirë së fundmi në listën e të zgjedhurve të Hillary Clinton për zv/president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Stavridis ka shërbyer si komandant i Forcave të NATO-s në Europë (SACEUR) dhe që prej vitit 2013 mban postin e Rektorit e Shkollës Juridike dhe Diplomacisë në Universitetin e Tufts
Konsiderohet si një kuadrove më të përgatitur të ushtrisë amerikane, pasi për 4 vjet mbajti komandën e NATO-s gjatë misioneve të Aleancës në Lindjen e Mesme, Afganistan, Libi, Siri, brigjet Afrikane dhe vendet e Ballkanit.
Sipas New York Times që i referohet burimeve pranë kandidates Clinton, Stavridis përmbush kriteret e kërkuara nga Clinton për të shërbyer si zv/president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Zyrtarisht stafet e zonjës Cinton dhe ish-komandatit Stavridis kanë refuzuar të bëjnë komente. Greko-amerikani, James Stavridis u diplomua në Akademinë Navale të Shteteve të Bashkuara më 1976 dhe pas përvojës si lektor në Universitetin e Marrdhënieve Ndërkombëtare në Fletcher u bë ushtaraku i parë me 4 yje që mori Komandën e Forcave Amerikanë në Europë.
Stavridis është bir i një familje emigrantësh nga grekët e Izmirit, të cilët lanë qytetin në vitin 1920 për t'i shpëtuar përndjekjes turke. Gjyshi i tij arriti me një varkë të kalojë Egjeun, ndërsa vëllai i tij nuk pati të njëjtin fat. Në 1983 si shkruan dhe në librin e tij James Stavridis u kthye në Izmir në krye të një stërvitje të madhe ushtarake amerikane në brigjet e Turqisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.