“Led Zeppelin” në gjyq për “Stairway to Heaven”

Postuar në 15 Qershor, 2016 14:20

Dy anëtarët e grupit të njohur muzikor, “Led Zeppelin”, kitaristi Jimmy Page dhe këngëtari Robert Plant, do të japin shpjegimet e tyre para një gjykate në Los Angeles sa i përket këngës së njohur “Stairway to Heaven”. Ata janë paditur nga një fondacion që operon në emër të themeluesit të një grupi tjetër “Spirit” se kanë vjedhur notat hyrëse të këngës nga një këngë e tyre: “Taurus”, e publikuar në vitin 1967. Avokati i dyshes deklaroi se ata e krijuan “Stairway to Heaven” në mënyrë krejt të pavarur. Madje sipas tij, nuk ka të dhëna nëse ata e kishin dëgjuar ndonjëherë “Taurus”. Dy muzikantët thonë se kënga u shkrua në Uells dhe nuk ka lidhje me “Spirit”, këngëtari i të cilit ka vdekur në vitin 1997. Grupi kërkon një njohje me shkrim të faktit që kënga është kopjuar dhe dëshpërblim prej 40 milionë dollarë, ndërkohë që “Led Zeppelin” vetëm nga kënga “Stairway to Heaven” thuhet se ka xhiruar 562 milionë dollarë(http://www.bbc.com/news/world-us-canada-36534469?ocid=socialflow_faceboo...).

Këtu "Taurus":

Këtu "Stairway to Heaven":

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.