led zeppelin

“Led Zeppelin” në gjyq për “Stairway to Heaven”

Postuar në 15 Qershor, 2016 14:20

Dy anëtarët e grupit të njohur muzikor, “Led Zeppelin”, kitaristi Jimmy Page dhe këngëtari Robert Plant, do të japin shpjegimet e tyre para një gjykate në Los Angeles sa i përket këngës së njohur “Stairway to Heaven”. Ata janë paditur nga një fondacion që operon në emër të themeluesit të një grupi tjetër “Spirit” se kanë vjedhur notat hyrëse të këngës nga një këngë e tyre: “Taurus”, e publikuar në vitin 1967. Avokati i dyshes deklaroi se ata e krijuan “Stairway to Heaven” në mënyrë krejt të pavarur. Madje sipas tij, nuk ka të dhëna nëse ata e kishin dëgjuar ndonjëherë “Taurus”.

Subscribe to RSS - led zeppelin