Gjykata Kushtetuese pranon shqyrtimin e kërkesës së Shukri Xhelilit për t'u rikthyer në detyrë

Postuar në 13 Qershor, 2016 12:35

Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e ish-kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili për rikthimin e tij në detyrë.
Xhelili ankimoi në Kushtetuese rikthimin e tij në detyrë pas shkarkimit me një vendim të menjëhershëm të qeverisë pas publikimit të video-skandalit ku shfaqej duke kërkuar favore seksuale për një vend pune. Xhelili ndodhet në arrest me burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe shfrytëzimit të postit në këmbim të favoreve seksuale. Nëse Gjykata do ta vlërësojë të drejtë rikthimin e tij në detyrë, atëherë kji do të jetë një "fitore" ligjore e Xhelilit përballë kryeministrit dhe mazhorancës që e përjashtoi nga rradhët e saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.