Përgjimi/“Top-Channel” “mbylli debatin”, “Tv Klan” e hap. Prokuroria: Letra e Pansas pa vulë, pa datë dhe nuk i përgjigjet pyetjeve të bëra

Postuar në 20 Maj, 2016 19:25

Edicioni i djeshëm kryesor i televizionit kombëtar “Top-Channel” u hap me këto fjali: “Policia italiane ka mbyllur debatin për pajisjen përgjuese. Në një letër që drejtori i saj Alesandro Panza i çon Adriatik Llallës përmes Ambasadës italiane, konfirmon se pajisja nuk është përdorur për asnjë lloj përgjimi dhe se ka qenë gjithmonë në zotërim të palës italiane vetëm për qëllime trajnimi...”. e më pas vazhdonte historia e një letre të një ish-drejtori të Policisë italiane, që ia ka dërguar Adriatik Llallës, përmes ambasadës italiane në Tiranë. Të shihet me kudjes hapja e tesktit: “Policia italiane ka mbyllur debatin për pajisjen përgjuese”. Dhe pak më poshtë, analiza tjetër me përputhje: “Në letrën dërguar Adriatik Llallës, Drejtori Përgjithshëm i Policisë italiane, Alesandro Panza, konfirmon atë që tha ministri Tahiri se marrëveshja për trajnimin e policisë shqiptare për këtë pajisjes, është firmosur në datën 9 qershor të vitit 2007 nga ministri i asaj kohe i Punëve të Brendshme, sot Presidenti i Republikës, Bujar Nishani”( http://www.respublica.al/2016/05/19/parashutë-italiane-për-sajmir-tahirin-edi-ramën-dhe-përgjimin-italianët-kujtojnë-).

Shihet pra se ka një nevojë të ngutshme që kjo çështje të mbyllet sa më shpejt. E me sa duket edhe pala italiane e ka këtë nevojë, sa kohë ka sajuar një letër, e cila bazohet nga ajo që Pansa ka thënë në Ministrinë e Jashtme të Italisë. “TV Klan” raporton sot se Prokuroria shqiptare nuk e klasifikon si provë letrën e Pansas, pasi ajo është pa vulë dhe nuk përcakton statusin apo cilësinë e autorit që referon amabasada. Letra shoqërohet edhe me një parafrazim sqarues nga ambasadori italian Cutillio. “Burime pranë Prokurorisë bëjnë me dije se kjo letër nuk ka firmë, vulë dhe datë, si dhe nuk ka të përcaktuar se me çfarë cilësie e ka shkruar letrën e përcjellë nga Ambasadori i Italisë në Shqipërisë. Sipas të njëjtave burime, organi i akuzës mësohet se ka kërkuar informacion nga “Interforce”  nëse letra e dërguar nga Pansa është dërguar në cilësinë e eprorit më të lartë. Sipas Prokurorisë, në letrën e dërguar nga ish – kreu i policisë italiane, nuk gjenden përgjigjet mbi informacionin e kërkuar nga akuza shqiptare. Prokuroria mësohet se është në pritje të informacionit të kërkuar nga “Interforce”, raporton “TvKlan”(http://tvklan.al/web/pajisja-e-pergjimit-prokuroria-letra-e-panses-nuk-k...). 

Duke qenë se kjo është çështje e rëndësishme, edhe ne po bëjmë tonën pyetjen e analistit Andrea Stefani: “Pse nuk flet Interforza”?

PS: Në foto, letra që ka raportuar Tv Klan. 

Comments

Submitted by Dott. (not verified) on

Eshte or mik se ne Itali titujt akademike nuk jane si ne Shqiperi. Doktor eshte titulli qe merr pasi ke kryer diplomen 3+2 ose 4 vitet e universitetit per ata qe kane filluar studimet para hyrjes ne fuqi te Sistemit te Bolonjes. Titullit Doktor ne Shqiperi i korrespondon Dottore di ricerca ne Itali.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ti more "mik" që thua se je edhe dott vetë, mos i trego arat babait se në Itali i kam marrë edhe unë si titullin Dott. që merret në fund të ciklit të studimeve universitare, ashtu edhe titullin Dottore di ricerca që në Shqipëri njihet si Doktor shkencash dhe përsëris që Llalla nuk e ka titullin "dottore in jurisprudenza". Ai shkollat i ka bërë në Shqipëri dhe në Shqipëri nuk lëshohet një titull i tillë.
Nëse do kishe bërë njësimin e diplomës italiane do të shikoje se thotë që ajo të njihet si master shkencor nëse është dhënë në fund të ciklit të vjetër 4 - vjeçar (vecchio ordinamento) ose 3+2 (nuovo ordinamento) nga 2001 e këtej.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.