Qeveria distancohet – përmes zv.kryeministrit - nga akti i Shukri Xhelilit, por nuk kërkon falje

Postuar në 14 Maj, 2016 15:23

Dy ditë pasi në media qarkulloi një video me protagonist kryetarin e Bashkisë Shukri Xhelili, qeveria ka reaguar publikisht me një deklaratë të zv.kryeministrit, Niko Peleshi, i cili e bëri atë gjatë një takimi me strukturat e Partisë Socialiste në Korçë. “Është ngjarje e shëmtuar, distancohemi me neveri. Do të mbajmë qëndrim të prerë sikurse dëshmuam. Qeveria ndërmori veprimin e duhur me shkarkimin e Xhelilit nga posti i kreut të Bashkisë Peshkopi dhe tashmë është koha që partia të ristrukturohet”, tha Peleshi.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka shmangur komentet apo qëndrimin për ngjarjen, duke ia deleguar atë numrit dy të qeverisë. Arsyeja mund të hamendësohet, por ka gjasë të jenë dy: njëra është se Rama ka latur konflikte muajt e fundit me Xhelilin dhe ka dashur të shkangë një dalje të papërshtatshme. Arsyeja e dytë është fakti se Rama nuk mund të deklarojë si Peleshi se nuk mban përgjegjësi për çdo anëtar të PS-së, pasi edhe nëse kjo teorikisht është e vërtetë, në rastin e Xhelilit nuk vlen.
Në videon e mëposhtme,

kryeministri jep garanci morale dhe profesionale për Xhelilin në fushatën e fundit elektorale. Ndaj të dalësh sot e të tuash të kundërtën, sikur nuk para shkon shumë. Ndaj për këtë punë është Peleshi, ose Taulant Balla në rastin e qëndrimeve partiake.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.