Gjesti Presidencial

Postuar në 14 Prill, 2016 13:47
Mark Marku

Presidenti italian Pertini, figurë emblematike e rezistencës antifashiste dhe e politikës italiane, u bë President i italianëve me një gjest të vetëm. Dhe gjesti është ky. Një fëmijë ra aksidentalisht në një pus nga ku ishte e pamundur të nxirrej. Skuadrat e shpëtimit punuan me orë të tëra për ta nxjerrë fëmijën dhe Presidenti Pertini qëndroi po aq orë te gryka e pusit duke i inkurajuar ata, pa lëvizur asnjë çast me gjithë moshën e thyer.

Italia humbi një fëmijë, por fitoi një President. Gjesti i tij i thjeshtë njerëzor i preku fort zemrat e qytetarëve të shtetit në krye të të cilit ishte, sa e bëri atë Presidentin më të dashur të të gjithë historisë së shtetit italian. M’u kujtua ky moment i madh i Pertinit teksa shikoja sot në lajme Presidentin Nishani të ngjitur te Kodrat e Liqenit, në sheshndërtimin e krijuar nga Bashkia e Tiranës, mes aktivistëve të shoqërisë civile, të cilët kanë ngritur bastionin e protestës civile mu në vendin ku Bashkia e Tiranës dhe qeveria shqiptare po kryejnë një krim të shëmtuar jo vetëm ambiental, por edhe shtetëror.

I kam ndjekur ata djem dhe vajza kurajoze për ditë e ditë me radhë, teksa denoncojnë me fakte dhe dokumente këtë krim, teksa dhunohen sistematikisht nga Policia Bashkiake, teksa nuk lëshojnë pe në mbrojtjen e kauzës së tyre, teksa qëndrojnë natë e ditë në vendin e krimit që ende vazhdon të kryhet në sytë e gjithë qytetarëve shqiptarë, para kamerave, me heshtjen e institucioneve, me shpërfilljen e një shoqërie të frikësuar në palcë dhe të depersonalizuar nga një shtet që nuk ia kursen shpërfilljen dhe poshtërimin.

Është dramë e rëndë ajo që po ndodh te Kodrat e Liqenit, por edhe më e rëndë indiferenca e shoqërisë shqiptare e institucioneve shtetërore dhe politike. Kur pashë Presidentin Nishani me ata djem dhe vajza kurajoze dy ditë më parë në zyrën e vet, thashë me vete: Zot, më në fund paska ngelur një institucion që e mbron dinjitetin e nëpërkëmbur të qytetarëve në këtë shtet, që është me ta kundër dhunës shtetërore dhe interesit politik.

Nuk paska marrë fund krejt ky shtet, ashtu siç e tregonin të gjitha shenjat. Presidenti Nishani e përforcoi edhe më tej gjestin e tij presidencial dhe u ngjit vetë në qendrën e rezistencës qytetare. Duke e parë atje, m’u kujtua pikërisht Presidenti Pertini dhe gjesti i tij. Mesazhi i tij brilant ishte një mbështetje jo vetëm për aktivistët e shoqërisë civile, por edhe për të gjithë shoqërinë.

Tamam siç duhet të jetë një President i Republikës shqiptare: në momentin më të pashpresë, në dramën më të rëndë politike dhe qytetare që po përjetojmë, ai shfaqet me një gjest të vetëm, duke zhveshur kostumin presidencial dhe duke veshur kostumin e qytetarit të parë të vendit.

Gjesti i Presidenti Nishani i ka destabilizuar aktorët e krimit. Duket kjo nga deklaratat e çoroditura të Veliajt, që e akuzonte Nishanin se banon në banesën shtetërore që gjendet në cep të Parkut të Liqenit të ndërtuar që në kohën e Enver Hoxhës. Duket nga sulmet e padenja që po i vërshojnë lumë nga të gjithë ata që janë përfshirë në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër në këtë krim të shëmtuar ambiental dhe shtetëror.

Pavarësisht kësaj, një gjë është e pazhbëshme: institucioni më i lartë shtetëror i vendit i ka shpallur hapur luftë krimit shtetëror dhe dhunës ndaj qytetarëve. Dhe një gjest vlen më shumë se miliona fjalë. Me këtë akt, Presidenti Nishani rithemeloi institucionin e Presidentit.

"Panorama"

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

I nderuari zoti dy here Mark.
Shume here, jeni realist, dhe ju vleresoj.
Ama, nderkohe, shume e shume here, jeni jashte reales, dhe zhvleresoheni vetvetiu.
Rasti i fundit, ku per mua keni humbur shume pike, ne karakter - jo gje e vogel, eshte pistoleta e Strazimirit.
I bete nje avokati te keqe, me teper i bete dem, si Strazimirit, ashtu edhe vehtes.
Sa per Pertinin, ju lutem, Nishani yne, eshte nje turp per ju qe te arrini te beni nje krahasim te tille.
Nuk mund te mendohet nje ide e tille per t'u paralelizuar keto dy figura.
Me keto qe shkruani, pa dashje, e kethyet figuren e Nishanit ne nje figurine komike, ala Shvejk, sa edhe i madhi Jaroslav Hashek, do t'ju kishte zili.
Nishani, me veprimin qe kreu tek Liqeni, u be si Shaban Qose, ne vitet '60 ne Tirane, gje qe ju s'mund t'a dini, mbasi keni zbritur nga malesia keto 25 vjet, dhe nuk mund te quheni i civilizuar, pavaresisht shkolles e kultures qe mund te keni. Qytetar, nuk jeni zoti Mark.
Ju, dhe shume te tjere, bashke me Nishanin.
Tung.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Me te sinqerte jane ato qe ne komentet e tyre thone cope qofte dhe me terbim ate qe quhet reaksion i shpejte dhe i drejteperdrejte dhe keto lloj tipash dihet qe jo gjithmone kane te drejte. Po ka dhe nje kategori cinikesh e preversesh qe jetojne ne olimpin e teveqeleve dhe te gjithe kenaqsine e kane si psikopatet qe ta shijojne viktimen kur vuan dhe ta turturojne duke ja marre shpirtin javash javash. Dhe e keqja eshte se e shesin komentin per normal sikur cdo gje eshte e rregullt, eshte ne karakterin e burracakeve qe si reptile sperkasin me jarge viktimen dhe presin me durim duke shijuar vuajtjet perpara se ta coptojne.

Submitted by Kultura (not verified) on

Nese presim qe shtetin ta shpetoj z. Nishani, atehere na ka marre lumi si shoqeri. Eshte dy here per te ardhur keq per kete spese kjo thuhet nga nje personazh pergjithesisht simpatik edhe moderator qe i perket si klases politike ashtu edhe asja akademike. Por nese mendohesh thelle, atehere kupton se edhe njerezit me te pranueshem qe vijne nga keto dy klasa, te cilat se bashku me drejtesine e mjeksine jane gangrena korruptive e kesaj shoqerie, jane shume poshte nivelit mesatar te te qenit qytetar i ndergjegjesuar. Ambjenti sociopolitik ne keto grupime eshte aq i ndotur sa qe pervec disa elementeve qe perbejne minorance, ne pergjithesi, ato popullohen nga persona te indoktrinuar, nga ata qe vene interesat e tyre personale apo te familjes edhe fisit mbi cdo gje tjeter, edhe nag persona te pa afte e medioker qe ngjisin shkallet e karrieres per arsye nga me te ndryshmet pervec meritokracise. Kjo duket shume qarte kur sheh eliten politike shqiptare e cila eshte krijese e ketyre 'salloneve'.

Submitted by Profesori (not verified) on

Qe te beshe paralelizma midis te madhit Pertini - president i Italise dhe senator i perjetshem, me Nishanin tone president, ka vetem keto alternativa :
E para - duhet te jeshe patjeter i cmendur
E dyta - duhet te jeshe patjeter injorant
E treta - duhet te jeshe patjeter i indoktrinuar nga militantizmi injorant fshataresk
E katerta - duhet te jeshe pak nga te gjitha keto me siper, ose me mire, hibrid i ketyre te trijave.
Nuk e kuptoj se si mundet njeriu, te arrije e te kete guximin, te beje nje krahasim te tille.
Paska roitur, sic thone nga Korca.

Submitted by Ennio (not verified) on

Pertini u be i famshem per shkak te ngjarjes me femijen ?!.O i ditur ,ke nje kenge hit " L'italiano" te Cutugno-s dhe vargun e famshem "un partigiano come presidente".A e di kujt i kushtohet dhe pse?

Submitted by Symadhi (not verified) on

Po me ke flet o ENNIO ( ishalla nuk je ai ishi i bashkise), ai ka 25 vjet qe ka zbrite nga mali.
E nga t'i dije kenget e Cotugnos e Celentanos , Morandit, Albanos etj, etj.
Eshte nje turp, nje kricllek, te krahasosh gjigandin Pertini, me Nishanin tona here me musteqe e here me musteqe.
Vetem kenge baritore me fyell kavalli, di dy here marku.
Kujton se historia, fillon me ardhjen e tije ne Tirane.
Ne, intelektualet e Tiranes, e kemi per turp, te pranojme nje idiome te nivelit me bajat qe mund te ekzistoje, nje si puna e shkrimit te pseudoprofesorit militant fshataresk, qe don te na imponohet me shkrime te ketije niveli.
Kesaje i thone, derrit me i thane daje. A mund te pranohet ? KURRE.
Tirancit, autoktone, modelit te dy here markut, u kendojne kete kenge KATUNDAR MER SUME PARRURE, ME T'I RRJEP DHE SHTATE LIKURE, QYTETAR NUK BOHESH KURRE.

Submitted by Altea (not verified) on

Po ka bythka ky Nishinka jone, te krahasohet me Pertinin e Italise ?
Turp kush e mendon.
Dy here turp, kush merr guximin si ky marku marku, qe ta shkruaje.
Tre here turp, ai qe pranon te shkruhet per te, si Nishani, qe asnjehere nuk u be president i shqiperise, por mbeti rreshteri i Sali Berishes, duke u perdorur deri ne banalitet prej tije.
E pa pranueshme kategorikisht nje krahasim i tille.
Turp.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.