Ulje historike e depozitave në lekë

Postuar në 07 Mars, 2016 09:48

Depozitat shënuan rritjen më të ulët historike në gjithë ekonominë e tranzicionit që pas vitit 1992, kur raportohen të dhënat nga Banka e Shqipërisë. Monitor raporton se sipas statistikave, stoku i depozitave në fund të dhjetorit arriti në 987.3 miliardë lekë, me një rritje me bazë vjetore prej vetëm 1%. Efektin kryesor në këtë ecuri negative e ka dhënë rënia e ndjeshme e kursimeve me afat në lekë të individëve në banka, që u tkurrën me rreth 30 miliardë lekë (217milionë euro), apo me 8.6%. Që prej shtatorit të vitit 2013 këto depozita po shënojnë vetëm trend rënës.
Rënia e interesave të depozitave me afat në lekë, që aktualisht është rreth 1-1.3% ka dekurajuar kursimtarët, që po përpiqen të gjejnë alternativa të tjera, duke shkuar drejt afateve më të gjata të maturimit, apo duke blerë obligacione (letra me vlerë të qeverisë me afat më të gjatë se dy vjet). Kursimet me afat në lekë të individëve zinin gati një të tretën e totalit të depozitave në fund të vitit 2015.

http://www.monitor.al/edhe-depozitat-ne-2015-n-rritjen-te-ulet-historike...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.