“Njeriu” i shkurtër i Indonezisë nuk ka qenë Homo Sapiens

Postuar në 16 Shkurt, 2016 15:09

Një ekip studiuesish francezë kanë dalë së fundmi me një studim, publikuar në “Journal of Human Evolution” sipas të cilit njerëzit e shkurtër që dikur popullonin një ishull të Indonezisë, e që u zhdukën 15 000 vjet më parë, nuk kanë qenë Homo Sapiens. Pra ata nuk i përkisnin racës njerëzore. Të cilësuar si Homo Floresiensis, kjo racë u zbulua në vitin 2003 në ishullin Flores dhe nga fosilet u vu re shtati i tyre i shkurtër. Analizat e fundit kanë marrë në studim fosilet e gjetura dhe që këtej edhe përfundimi i cili ka krijuar shumë debat mes antropologëve. Ka patur shumë ide për origjinën dhe evoluimin e kësaj race, një individ i rritur i së cilës arrin në 1 m dhe peshon 25 kg. Një pjesë e shkencëtarëve mendonin se Homo Floresiensis rrjedh nga Homo Erectus dhe u reduktuan në shtat me kalimin e brezave, kryesisht si pasojë e reduktimit të ushqimit. Ishulli Florens ka qenë vend edhe i një specieje tjetër shtatvogël dhe të zhdukur, e ngjashme me elefantin e që quhet Stegodon. Disa mendime të tjera e kanë parë HF si degë e Homo Sapiensit, përmasa fizike e të cilit u shkaktua nga çrregullime genetike, apo nga faktorë si mungesa e jodit dhe mikroqefalia. Të gjitha hidhen poshtë nga analizat e ekipit të drejtuar nga Antoine Balzeau i Muzeut të Historisë së Natyrës në Francë. Nuk ka asnjë karakteristikë nga Homo Sapiens tek Homo Floresiens, përfundim që nuk përjashton ende mundësinë që ky i fundit të jetë një derviat i Homo Erectus, që mbërriti miliona vjet më parë në ishujt e Javës, ose të jetë një specie më vete.

http://phys.org/news/2016-02-mystery-hobbits-humans.html

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.