Serbia: Reduktimi i personelit të KFOR, me pasoja për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë

Postuar në 14 Shkurt, 2016 19:36

Mund të duket disi e papritur por Serbia kërkon që numri i trupave të KFOR-it, misioni i NATO-s në Kosovë, të mos reduktohet në personel. Sipas shefit të Shtabit të ushtrisë serbe, gjeneral Ljubisa Dikovic, një masë e këtillë, do të kishte implikime në sigurinë e shtetit kosovar. Qëndrime të tilla. Dikovic i shprehur gjatë një takimi me komandantin e KFOR-it, gjeneral Guglielmo Luigi Miglietta, të enjten datë 11 shkurt. Sipas ushtarakut serb, KFOR-i është parë nga Serbia si elementi më i rëndësishëm në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetin në Kosovë, ndonëse Serbia e konsideron me Kushtetutë Kosovën si pjesë të saj. KFOR është aty si pasojë e rezolutës 1244, që Serbia e evokon shpesh, ndonëse ky ëhstë një formalitet të cilin Beogradi zyrtar e përdor si argument për të kontestuar realitetin e pavarësisë së Kosovës. Dikovic ka bërë edhe pak politikë kur ka nënvizuar në takim që ngjarjet në Kosovë, që janë kërcënim për sigurinë, “duhet të trajtohen për atë që janë, atyre t’u vihet emri i vërtetë”. Gjenerali me gjasë i referohet protestave të fundit dhe toneve nacionaliste të VV-së, që kanë si synim ndryshime të mëtejshme territoriale në Ballkan. 

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2016&mm=02&dd=12&nav_id=97022

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.