Qeveria miraton ngritjen e Byrosë së Hetimit, strukturë në varësi të policisë

Postuar në 10 Shkurt, 2016 13:30

Pak ditë para vizitës së serkretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, qeveria ka miratuar projektligjin për ngritjen e Byrosë së Hetimit. Fillimisht siç thuhet, kjo Byro do të jetë në varësi të Policisë së Shtetit dhe do të ketë në përbërje vetëm efektivë policie.
Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë, ndërsa ende nuk ka një komunikim zyrtar për të. Varësia e kësaj Byroje është një nga pikat më të debatuara midis mazhorancës dhe opozitës.
Demokratët kërkojnë që ajo të jetë në varësi të Prokurorisë, ndërsa socialistët e kërkojnë atë në varësi të Ministrisë së Brendshme.
Projekti i mëparshëm u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Në variantin aktual thuhet se Byroja fillimisht do të ketë në përbërje punonjës policie. Kjo Byro synon të godasë fenomenin e korrupsionit tek zyrtarët e nivelit të lartë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.