Ilir Meta dhe hijet e Sorosit

Postuar në 30 Janar, 2016 10:21

A qëndron Fondacioni Soros pas sulmeve ndaj LSI-së Ilir Metës? Në intervistën e fundit për Zonë e Lirë, Ilir Meta përcolli mesazhe në adresë të këtij fondacioni, natyrisht i ndihmuar edhe nga pyetjet e moderatorit të emisionit. "Fondacioni SOROS ka bërë edhe punë të mira në Shqipëri, ka bërë edhe vepra sociale dhe cilido që mendon se po ndodh kjo gjë, do të ishte mirë të jepej mesazhi që para të tilla të mos shkonin kot, por të shkonin përsëri për vepra të mira, që shqiptarët të vlerësonin kontributin e këtij fondacioni"-theksoi Meta. Mes ambiguitetit për të mos besuar, por edhe mos përjashtuar implikimin e Fondacionit Soros në sulmet ndaj tij Ilir Meta la të nënkuptohet se dyshimet nuk janë dhe aq të pabaza. "Nuk e besoj këtë variant, por natyrisht që ka elemente, po themi, të njohur si sorosianë, që kanë punuar ethshëm për një koalicion të madh PD –PS, me qëllim portretizimin e LSI-së, si një forcë me probleme"-u shpreh kryetari i LSI-së. Soros ose jo Meta pranoi se ka një konsipracion kundër LSI-së. "Të gjitha inskenimet kanë një konspiracion dhe ky konspiracion është mbështetur vazhdimisht nga faktorë, të cilët nuk e duan atë stabilitet politik që kontribuon LSI-ja dhe Ilir Meta në politikën shqiptare, por dëshirojnë një konfrontim ekstrem në vend, i cili do të prodhonte kriza të forta, siç edhe ka prodhuar në të kaluarën"- u shpreh kryetari i Kuvendit. Në intervistën për Zonë e Lirë Meta tha se nuk ka arsye për zgjedhje të parakohshme dhe se koalicioni është i qëndrueshëm, ndërkohë që u shpreh optimist për rritjen e LSI-së. "Unë thashë që ka pasur shumë akuza ndaj LSI-së, se dihej që LSI-ja do të rritet. Tani këto akuzat do të vazhdojnë, sepse, edhe pse përpiqem ta frenoj, ajo do të rritet"-deklaroi Meta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.