Arrestimi i oficerit të ShISH, Berisha pretendon se në celularin e atentatorëve figuron edhe Tahiri

Postuar në 22 Janar, 2016 16:58

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, pretendon se në çështjen që solli arrestimin e oficerit të shërbimeve inteligjente, Florian Bushi, është i implikuar edhe ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri. “Oficeri i sherbimit inteligjent qe informoi vrasesit, me te drejte u arrstua! Po Saje qorri, qe i dergoi sms Memushit, nuk arrestohet? Te dashur miq, dje prokuroria prangosi ne nje operacion per t'u pershendetur, oficerin e SHISH Florian Bushi, njekohesisht vellai i avokatit direkt te Edi Rames, Ermal Bushi, si kriminel qe kishte informuar vrasesit per vendndodhjen e viktimave te tyre. Por burime informacioni bejne me dije se ne celularin e Memusht, te arrestuar me akuzen e vrasje te fundit ne Fier te Denis Kasajt dhe plagosjen e Kelmend Kastratit, jane gjetur edhe mesazhe te Saje qorrit, qe e implikojne thelle Sajen ne kete krim. Mesohet se Saje qorri keto dite do te kerkoje te hetohet...”, shkruan Berisha në profilin e vet në Facebook. Të shihet se Berisha përshëndet punën e prokurorisë, një organ i akuzuar së fundmi si pasiv, bën një lapsus kur e quan avokatin Ermal, ndërkohë që e ka emrin Eno, si dhe e bën shënimin me burime nga vetja, duke shmangur qytetarin dixhital. Gjithsesi kjo është një akuzë e rëndë për ministrin e Brendshëm.

Comments

Submitted by Tamamsicduhet (not verified) on

Njeri nga te dy, ose Sali Berisha, ose Saimir Tahiri, duhet te vene ne burg.
U lodhem duke degjuar pordhet shpifese te Saliut.
Saimir Tahiri, po te jete burre, dhe te heqe nga kurrizi keto qe thote Sali Berisha, te pregatise padi penle, dhe t'a padise ne gjykate.
Na merziten me keto tragjikomedi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.