Berisha sulmon ashpër Fevziun: Je i dominuar nga krimi!

Postuar në 08 Janar, 2016 11:58

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka sulmuar ashpër emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut. Shkak është bërë emisioni i të enjtes në mbrëmje që fliste për krimet e ndodhur gjatë ditëve të para të vitit 2016.
Berisha shkruan se, “ky është një zhvillim tepër i rëndë” dhe akuzon Fevziun si të dominuar nga krimi. “Krimi në “Opinion”, zhvillim dramatik! Sonte emisioni “Opinion” u shndërrua në njërin prej më të neveritshmëve në historinë e mediave.
Nga gjashtë pjesëmarrës, vetëm njëri u përpoq të thoshte gjysmë të vërteta për situatën dramatike të rendit ndërsa të tjerët nuk kuptoheshin në ishin oficerë policie apo agjentë civilë të policisë por që bënë gjithçka të lehtësonin dhe avokatonin policinë.
Ky është një zhvillim tepër i rëndë, është dominim absolutisht i krimit dhe policisë së lidhur këmbë e kokë me krimin mbi mediat. Në emision, pa asnjë bazë, u shpallën të mirëfillta mashtrimet e Saje Qorrit”, shkruan Berisha.
Berisha dhe Fevziu kanë një marrëdhënie të ngrirë që para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, kohë prej të cilës ai mungon dhe në emisionin “Opinion”.

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Deri sa filloi sherrin me Fevziun, mendoj se i paska hyre mire frika, duke dashur te vazhdoje qe te ushtroje ndikimin e tije sikunder ishte ne pushtet. Sic duket, TV KLAN, me porosi te FRANGUT, ka filluar te marre kethesen me terezi majtas, gje qe ka filluar te reflektohet nga dita ne dite. Keni per te pare qe edhe Arian Cani, te filloje te xhiroje majtas.
Te shohim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.