Kush ka frikë nga “antikorrupsioni”?

Postuar në 05 Janar, 2016 12:58

Prokuroria shqiptare, në krye të së cilës qëndron Adriatik Llalla, ka shpërndarë sot një njoftim përmes të cilit njofton ristrukturimin e njësisë antikorrupsion.  “Prokurori i Përgjithshëm, z. Adriatik Llalla, ka vendosur ristrukturimin e Njësisë Task-Force për Antikorrupsionin në Prokurorinë për Krime të Rënda, për shkak të përfundimit të periudhës së komandimit të katër prokurorëve të atashuar pranë saj në muajin Shtator 2015, si edhe për faktin se ngarkesa e kësaj njësie nuk ka qenë e lartë, pasi nuk ka pasur referime për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të nivelit të lartë gjatë muajve të fundit nga institucionet e ngarkuara me ligj”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë që shton se “prokurorët që u komanduan pranë kësaj njësie, do të rikthehen në pozicionet e tyre të mëparshme”(http://www.gazetatema.net/web/2016/01/05/adriatik-llalla-ristrukturon-nj...). Nuk dihet edhe aq mirë se me cilat "algoritme" funksionon Prokuroria shqiptare, por për pohimin se “ngarkesa e kësaj njësie nuk ka qenë e lartë, pasi nuk ka pasur referime për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të nivelit të lartë gjatë muajve të fundit nga institucionet e ngarkuara me ligj”, do të mjaftonte të sillej në vëmendje raporti i KLSH-së për aferën e CEZ-it. Bëhet fjalë për 472 milionë euro për të cilat organi në fjalë akuzon se janë falur. Ndoshta ky hyn te krimet e rënda, por natyrisht pas akuzës për falje të një sasie kaq të madhe parash, një organ hetimor do të duhet të mendojë se ka eventualisht edhe korrupsion përveç “arsyeve shtetërore”.  Po kështu, propozimet për reformën në Drejtësi i mëshojnë idesë së krijimit të një strukture të posaçme antikorrupsion pranë Prokurorisë, nën mbikëqyrje të një misioni ndërkombëtar. Ndaj kjo lëvizje e Llallës merr kuptimin e një kundërmase, si për të deklaruar se investime të tilla janë të panevojshme. Me siguri dikush po ka frikë. 

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Tik Llalla, prokurori yne i pergjithshem, e shkriu kete njesi antikorupsion, medemek se s'ka pune. Kjo eshte pak a shume thelbi i justifikimit.
Lepuri fle tjeter kund.
Kryeprokurori ka aresye te tjera.
E para, ose kjo njesi zyrtarisht shkrihet, mbasi do te krijohet nje strukture tjeter, sipas reformes ne drejtesi dhe dekriminalizimit, mbasi ne kushtet qe jetojme, ky NJERI (KRYEPROKURORI), duhet te jete i cmendur qe te shkrije kete njesi antikorupsion.
E dyta, duke qene nen presion te madh te punedhenesve te vet ( Sali Berisha, Ilir Meta e Lulezim Basha) , duke mos patur rrugedalje tjeter, ( mbasi duhet t'i dijne ndonje akt kooruptiv aq te forte, sa ja kujtojne Adriatik Llalles, ne situata rrisku per ta).
E treta, mundesi, eshte qe te kete luajtur mendsh. Gje qe krijon premisa per t'a shkarkuar pa hezituar aspak nga kuvendi popullor, me shumice te thjeshte votash.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.