Në kërkim të Grupeve Armiqësore mes tregtarëve me pakicë

Postuar në 23 Nëntor, 2015 17:45

Ja se çfarë xhevahiresh prodhon idealizmi për ta bërë këtë vend. Lexohet në një lajm të sotshëm: “Sektori i terrenit në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Tiranë ka ndërmarrë një aksion tjetër në terren duke u kërkuar arsye specifike bizneseve se pse kanë rënë xhirot. Në fokus sërish janë pikat e tregtisë me pakicë të mallrave dhe shërbimeve. Inspektorët tatimore nëpërmjet një akt konstatimi të posaçëm kërkojnë nga biznesi arsye specifike për xhirot e ulëta. Administratori i një supermarketi në Tiranën e Re thotë se një herë në 3 ditë tatimoret i kërkojnë arsye për rënies e xhiros. Arsyet e rënies së xhiros lidhen me rënien e konsumit. Brenda një javë grupet e tatimore të bëjnë të njëjtën pyetje kur arsyea është e njëjta, pohon tregtari”. Por shteti e kap lepurin me qerre, edhe kur ky, pra lepuri, fle gjëkundi tjetër. Vazhdon idealizmi: “Por Drejtoria e Përgjithshme Tatimeve thotë se ka orientuar daljen në terren “për të gërmuar fakte pse po raportohen rënie xhirosh pas aksionit antiinformalitet që nisi shtator”.  Të krijohet ideja se shteti, apo qeveria po luan luftash me lagjen e biznesit. Motoja e komandantit të qeverisë duket sikur është: Po pse, mua do ma fusin ata?

Dakord. Asnjë nuk është që komandanti ta hajë. Ose që t’ia fusin. Se boll ka veten për këtë gjë. Por kjo e fundit sjell në mendje një histori, ndoshta e pavërtetë, por që ilustronte deri diku mirë, disa shfaqje komike të regjimit të kaluar.

Një opetariv i ri u emërua në një zonë kufitare. Zonë fshati, kooperativë dhe e varfër. Si i ardhur nga qyteti, pra andej ku nuk e dinë se “mushka nuk pjell”, e thërret shefi dhe e porosit: “Ki kujdes me ata fshatarët aty se nuk ta pret mendja sa të djallëzuar që janë. Hap veshët, shiko mirë se aty diçka lëvrin”. “Dakord”. Mbaron një javë dhe shefi e thërret: “Hë i thotë, ç’bëhet andej?”. “Kam ndenjur aktiv gjithë kohën. Po hiç. S’mu duk se bëhej ndonjë gjë. Ata punojnë kanaleve dhe muhabete të zakonshme me njëri-tjetrin. Ngaqë edhe njihen të gjithë”. “Mirë mirë. Se akoma nuk i njeh ti ata. Hapi veshët”. E thërret pas dy javësh: “Asgjë i thotë ai. I dëgjoj, lexoj raportimet, dal vetë në terren. Hiç, punë. Pastaj çfarë do thonë ata: punë në kanal gjithë ditën”. Shefi e pa dhe i thotë: “Shiko, do shkosh në një zonë tjetër ti”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.