"Algoritmi" i Diktaturës: Edhe Enver Hoxha ka qenë i persekutuar

Postuar në 26 Nëntor, 2015 17:28

Në fillim ishin britanikët, me përpjekjet për të minuar luftën dhe udhëheqjen e saj. Pastaj armiqtë e Ballit dhe veglat e tyre. Persekutimin më të rëndë e pësoi në Plenumin e Beratit, ku nxorën kokën jugosllavët. Pastaj Koçi Xoxe me miratimin e heshtur të Nako Spiros dhe vargu i bishtave të tyre si Tuk Jakova, Gjin Marku, Liri Gega. Edhe Gogo Nushi, që hiqej si i butë luante me dy porta. Pas Koçit persekutimin më të madh e pësoi nga Mehmet Shehu, të cilin e frynin agjenturat dhe Jagoja, Kadri Hazbiu. Nuk mbaron me kaq. Persekutimin e fundit ia bëri Saliu pas vdekjes si dhe korparmata e mosmirënjohësve: Gjithë këta të persekutuar që po mbijnë edhe nga brenda Byrosë Politike, janë vetëm prej Enverit. Po si vallë një përkujtim nuk e meriton  Xhaxhi? Njësoj si nesër kur të na ketë lënë shëndenë Saliu, një tufë analistësh që sot kullosin me teserën e demokraticienti në xhep do të mbeten pa punë të vërtetë. Të paktën ta kujtojnë me mall Autokratin që i mbajti.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.