U deh dhe e përplasi anijen 7000 tonëshe në brigjet skoceze

Postuar në 23 Nëntor, 2015 18:10

Një drejtues i një anijeje transporti 129 m të gjatë, u deh dhe me shpejtësi maksimale iu drejtua brigjeve skoceze. Ngjarja është e vërtetë dhe ka për protagonist një kapiten rus të transportueses “Lysblink Seaëays”, 7000 tonëshe, i cili pasi kishte pirë gjysmë litri rum devijoi itinerarin dhe u përplas në Kilchoan, në gadishullin Ardnamurchan më 18 shkurt të këtij viti. Anija u dëmtua rëndë dhe tani shkon për skrap. Ngjan gjithsesi disi e pabesueshme që kjo marrëzi të jetë shkaktuar nga vetëm gjysmë litri rum, që sipas hetimit konsiderohet se tejkalon normën për drejtim të sigurtë në det me 8 herë. Kjo sipas standardit britanik. Por nga hetimi ka rezultuar se edhe pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit ishin ngrohur pak, pasi anija transportonte birrë dhe verë dhe duket se ata nuk i kanë qëndruar ngasjes. Kompania poseduese e anijes, DFDS, e ka cilësuar rastin të paprecedentë dhe ka deklaruar se për të “nuk ka justifikim”. 

http://edition.cnn.com/2015/11/23/europe/drunk-russian-sailor-crash-carg...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.