Në shekullin e 20-të u konfirmua autoktonia e shqiptarëve. Në shekullin e 21-të, Top-Channel, konfirmon edhe autoktoninë e qenve në Shqipëri

Postuar në 22 Nëntor, 2015 15:33

Provën se qeni molos është autokton, madje qen shqiptar, e gjen Marin Mema, i cili edhe qentë i klasifikon si "Gjurmë shqiptare". Për molosin është shkruar herët, sikurse për qenin e Sharrit, por askush deri më sot nuk i kishte ngarkuar kafshët e ngrata në ndërgjegjen e kombit, as në historinë e tij të lavdishme. Me këtë rast shpresat janë të mëdha: thuhet se baneri i Ismail Morinës do të modifikohet dhe në vend të Malo Vlorës dhe Isës, do vendoset qeni molos dhe poshtë fjala e dashur: Auto...

Po kështu ka të dhëna se dronët e parë janë punuar nga zanatçinjtë e qyteteve shqiptare të vjetra, si porosi jaranësh që nuk ia gjenin anën të komunikonin me bukuroshet e heshtura shqiptare. Sa për qentë dhe autoktoninë e tyre, të na falet një sugjerim modest: edhe qeni i Tërbaçit është autokton. Ai dallohet nga koka dhe fuqia e madhe. Për më shumë, shpresojmë se ky alamet qeni që s'të lë kusur po iu afrove, e sidomos po nuk ishe nga Tërbaçi, do të gjurmohet. Thuhet se shurrën e fundit, apo herën e fundit kur doli jashtë, ndodhej në Qafën e Gjorroçkës, njohur edhe si Qafa e Mirë. Të shpresojmë! 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.