Një luftë që nuk diskriminon/Dy varre me 80 trupa femrash yazidi të therura, zbulohen në Irak

Postuar në 19 Nëntor, 2015 14:30

Historia e pasojave të luftës që Shteti Islamik ka prodhuar në këto vite të përgjakshme për Sirinë, ndoshta do të shkruhet vetëm përmes asaj që do të quhej arkeologjia e vdekjes. Përveç episodeve makabre të publikuara posaçërisht, krime të heshtura zbulohen së fundmi, duke i dhënë betejës së ISIS një përmasë absurdi. Mediat raportojnë se në Irak, konkretisht në Sinjar, janë zbuluar dy varre masive me trupa të grave yazide të therura nga militantë të Shtetit Islamik. Bëhet fjalë për 80 trupa të cilat janë therur për t’u varrosur në varre të përbashkëta. Femrat i përkasin moshës mes 40 dhe 80 vjeç, çka e bën edhe më të pakuptimtë aktin. Komuniteti Yazidi, kryesisht i vendosur në Nineveh të Irakut, me një besim fetar dhe kulturë të veçantë, është bërë pre e makabriteteve të pashembullta nga ISIS, që ka shkuar deri në shitjen e femrave të reja dhe përdorimin e tyre si skllave të seksit. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.