Aktivizohet neni 42 i Traktatit të BE-së, Franca fton në luftë vendet anëtare

Postuar në 17 Nëntor, 2015 11:22

Për herë të parë aktivizohet Neni 42,7 i traktatit të BE-së ku thuhet se nëse një shtete anëtar është një viktimë e një agresioni në territorin e  tij, atëherë shtete e tjera anëtare kanë detyrimin që t’i vijnë në ndihmë me të gjitha mënyrat që zotërojnë.

Konfirmimi ka ardhur në konferencën për shtyp të shefes së diplomacisë europiane, Federica Mogherini dhe ministrit francez të mbrojtjes Jean-Yves Le Drian.

Ministri francez i mbrojtjes, Jean-Yves Le Brian tha se secili shtet anêtar ka shprehur vullnetin të ndihmojë Francên në kontenstin e nenit 42.7 tê Traktatit tê BE-së “Kjo mbështetje  do vijë në forma tê ndryshme brenda terrirotit tê BE-së apo nê Lindjen e Afërt-u shpreh ai.

Franca bëhet kështu shteti i parë që aktivizon këtë n'en të traktatit të BE-së, çka mund të detyrojë shtetet anëtare të përfshihen në luftë kundër Shtetit Islamik. Nuk përjashtohet mundësia që Shqipëria të ofrohet e para për të ndihmuar Francën në këtë betejë.

Comments

Submitted by Nostalgjia per ... (not verified) on

Franca le te bej Francen...
Tjeter gje nuk do duhej.
Ajo France, ai Paris nuk i takon vec francezeve...as vec europianeve.

Submitted by cajani (not verified) on

Franca nese i del mire le te vazhdoj ti fusi hundet se mendon se eshte ballkani qe e ka coptu, e fundit kosova. shqiperia duhet te terhiqet nga qdo bashkepunim ne luftera te huaja dhe te deklaron fqinjesi te mire e te mos naj barte lufterat ketu ne ballkan. LARGOHUNI NGA LINDJA E MESME LE TE BEJNE QFAR TE DUAN ATA.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.