Të dielën lajm është Presidenti: kalon me makina dhe eskortë në pedonalen e Liqenit Artificial

Postuar në 08 Nëntor, 2015 16:58

Disa media raportojnë për një fakt në dukje i parëndësishëm por që flet shumë. “Presidenti është parë duke kaluar me eskortën e tij në rrugën pedonale të Liqenit Artificial në kryeqytet. Në këtë rrugë nuk lejohen automjetet, por Presidenti ka bërë përjashtim. Rruga në fjalë ku ecin vetëm kalimtarët apo edhe biçikletat, ka pasur edhe makina. Fotot janë shpërndarë në rrjetet sociale këtë të diel. Gjithçka ka ndodhur me sa duket për shkak të kalimit të Presidentit nga Pallati i Brigadave tek varrezat britanike. Ndërkohë që ambasadorët dhe të ftuarit e tjerë ecnin me këmbë, Nishani ecte me eskortën e tij të zhurmshme mes qytetarëve”, shkruan “Dita”. Një sjellje që lë shije të hidhur, ndonëse përgjigjet justifikuese të personit që është sot President me siguri nuk mungojnë, Jo siguria, jo protokolli etj.. Pa folur këtu për ndonjë përgjënjeshtrim si në rastin e heqjes së bustit të Skënderbeut gjatë vizitës së Erdogan, për të cilin Presidenti u shpreh pak a shumë se: ai bust ishte në kuzhinë, apo në sallën e ngrënies. 

Comments

Submitted by tomi (not verified) on

U bete per turp Respublica. Nje koment (aspak fyes) nuk mundeni te publikoni.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.