Si e sheh Basha takimin Rama-Meta dhe një paralajmërim për zgjedhje të parakohshme

Postuar në 03 Tetor, 2015 23:51

Lulzim Basha ka këndvështrimin e tij për takimin që mesa duket ka mbyllur përplasjet mes dy partnerëve të koalicionit Rama e Meta. Në një prononcim pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Demokratike, Basha bëri komentin e tij për këtë takim:

“Është fare normale që bashkëfajtorët takohen të rakordohen, të puthen e përqafohen dhe nesër të përshtyhen prapë e më pas prap të puthen. Kjo është puna e tyre. Një gjë ama e kanë bërë; kanë harruar hallet e qytetarëve, dhe i kanë bërë kapicë me politikën e tyre të kërbaçit, të lakut në fyt, të korrupsionit më masiv në histori dhe të inkriminimit të politikës.”-theksoi Basha.

Kreu i opozitës njoftoi ngritjen e grupeve të punës për hartimin e një programi elektoral të Partisë Demokratike në mënyrë që ajo të jetë gati edhe nëse vendi do futet në zgjedhje të parakohshme.

“Afati i përfundimit të kësaj pune do të jetë në përputhje dhe në përshtatje me bërjen gati të Partisë Demokratike për përballjen e saj bashkë me qytetarët shqiptarë me këtë qeveri të dështuar të mashtrimeve dhe skandaleve. Ndërsa për çështjen e Paketës së Shpëtimit Kombëtar, ne nuk do të mjaftohemi vetëm me hartimin e alternativës të programit tone, por siç kemi bërë deri më sot, dhe jemi e vetmja opozitë në 25 vite demokraci që përveç denoncimeve ofron edhe alternativat e saj, do të ofrojmë shumë shpjet edhe një paketë shpëtimi”-nënvizoi kreu i PD-së.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.