PS-LSI, shkërmoqja e aleancës vazhdon me zgjedhjet për krerët e qarqeve

Postuar në 21 Shtator, 2015 10:01

Kohët e lumtura kanë mbaruar mes PS-LSI në të gjitha nivelet. Ilustrimi më i ri, përtej këmbënguljeve së njëpasnjëshme të kryeministrit Rama se koalicioni shkon mirë, është votimi për anëtarët e Këshillit të Qarkut Shkodër dhe ai Gjirokastër. PS ka ndarë votat nga LSI dhe ka votuar kandidaturat e djathta dhe jo kandidaturat e LSI që pretendonin minimumi një anëtar në qark. Kështu pak ditë më parë në votimin për kryetarin e Këshillit të Qarkut Shkodër, socialistët në vend që të votonin kandidaturën e LSI, Salvator Gjoka, ia dhanë 4 votat Greta Bardelit të PD duke lënë me vetëm 5 vota kandidatin e LSI. Në total Bardeli mori 16 vota, 12 të PD dhe 4 të PS. Situata në Shkodër është ndryshe nga sa shfaqet zyrtarisht, dhe influencat kanë mbetur të ndara mes mbështetesve të Tom Doshit dhe Keti Bazhdarit.

Në Gjirokastër Armand Hila u zgjodh në krye të qarkut me 11 votat e PS dhe 1 votë të një partie tjetër të vogël përballë Sulo Muçobegajt, i vetëshpallur që u mbështet nga LSI e PD. I vetëshpalluri Muçobegaj humbi me 1 votë, 9 prej të cilave i mori nga LSI dhe 2 nga PD.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.