Tregu i deformuar i duhanit. Kompania JTI propozon që akciza të mos rritet më

Postuar në 13 Shtator, 2015 13:35

Qeveria mendoi të rriste vitin që shkoi, akcizën për duhanin. Kjo me idenë e një lufte për të mirën e shëndetit publik. Duket se rritja e akcizës ishte menduar që të kompensonte edhe rënien e menduar të sasisë së konsumuar si pasojë e kësaj politike. Mirëpo asnjë nga këto nuk ndodhi. Duhani i dredhur doli në skenë krejt papritur si alternativë, përveç krijimkt të stokut nga kompanitë e tregtimit të cigareve. Për pasojë është krijuar një anomali. Për të korrigjuar këtë “gabim” kompania shumëkombëshe Japan Tobacco International shprehet për revistën “Monitor” se nevojiten disa ndërhyrje:

“Stabiliteti i akcizës dhe vazhdueshmëria e saj sipas një plani (kalendari i akcizës) të miratuar me ligjin ekzistues. “Prandaj ne besojmë që nuk duhet të ketë ndryshime të tjera për nivelin e akcizës për një periudhë afatmesme pas dyfishimit të akcizës në tetor të vitit të kaluar”.

Tolerancë zero ndaj administratës publike për sa i takon evazionit në të gjitha nivelet. Është më se e qartë që shitjet e produkteve të ndryshme në rrugë apo në dyqane, shpesh këto janë dhe produkte duhani, janë burim që gjeneron evazion fiskal.

Për një kohë më të gjatë, është me rëndësi të ndërpriten të gjitha burimet e duhanit dhe cigareve ilegale. “Meqë Shqipëria është vend ku rritet duhani, ne besojmë që forcimi i kontrollit të prodhimit, duke përfshirë dhe licencimin e kultivuesve të duhanit, është një parakusht i nevojshëm për parandalimin e evazionit të taksave. Po kështu, tregtia e produkteve për tymosje siç janë letrat dhe filtrat, mund të licencohen me qëllim që të krijohet mundësia kontrollit të tyre dhe të mos mbështetet konsumi i produkteve ilegale”,- këshillon më tej, JTI”, raporton “Monitor”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.