Vëzhgim/ Çerdhja 32, një godinë që po shkatërrohet çdo ditë (foto)

Postuar në 10 Shtator, 2015 05:40

Kjo ndërtesë e shkatërruar ndodhet në një zonë të rëndësishme të Tiranës, që është pjesë e njësisë 5 apo siç njihet ndryshe Tirana e Re. Për shumë vite ka shërbyer si çerdhe për fëmijet e zonës. Godina ndodhet në rrugën “Jusuf Vrioni” që lidhet me rrugën “Sulejman Delvina”, apo që njihet për shumëkënd me emrin e vjetër “Muhamet Gjollesha”.  Akoma më shkurt prapa Hotel “Diplomatit”. Të paktën prej 15 vitesh kjo ndërtesë është lënë në mëshirë të fatit duke u degraduar pak nga pak. Për njëfarë kohe aty kanë banuar të pastrehët, që natyrisht kishin hyrë me dhunë në një institucion shtetëror. Më pas ata e kanë braktisur atë. Banorët e zonës i kanë bërë disa herë kërkesë bashkisë, kur ajo drejtohej nga Edi Rama e më pas nga Lulëzim Basha, që ajo të rikonstruktohet dhe të kthehej sërish në çerdhe, por përveç premtimeve që nuk janë mbajtur kurrë nuk kanë marrë gjë tjetër. Tanimë shpresa e tyre mbetet te kryebashkiaku i ri Erion Veliaj.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.