Aksidenti në zonën e “Don Boskos”, të dëmtuarit kërkojnë dëmshpërblim. Nuk ka sigurim për përgjegjësi ndaj palëve të treta

Postuar në 11 Gusht, 2015 15:56

Aksidenti i rëndë në zonën e “Don Boskos” ka nxjerrë edhe një problem si ai dëmshpërblimit për dëmet e shkaktuara. “Top-Channel” ka kërkuar mendimin e përfaqësuesve të kompanive për këtë çështje dhe rezulton se situata nuk është aq e thjeshtë. “Qeveria e dikurshme, para 10 vitesh, ka nxjerrë një vendim qeverie për punëtorët e institucioneve dhe ndërmarrjeve me rrezikshmëri të lartë, siç janë minierat, por nuk ka nxjerrë asnjë akt ligjor dhe nënligjor, që t’i bëjë të detyrueshme të gjitha bizneset e hoteleritë, për sigurimin e aksidenteve të punonjësve në punë dhe pastaj për produktin e dytë, sigurimin e përgjegjësive ndaj palëve të treta”, tha Kadri Morina, president i “Eurosig”. Thënë kjo, biznesi në fjalë nëse nuk e ka detyrim këtë pagesë për palët e treta, nuk ka as detyrimin ligjor për dëmshpërblim. Mirëpo kjo situatë kërkon ndërhyrje sa kohë mund të sjellë probleme serioze në të ardhmen. “Si mund të vijnë disa turistë të huaj në Sarandë, Durrës, Velipojë etj., dhe të hyjnë në një hotel të pasiguruar dhe në një moment bie zjarr. Çfarë do të bëhet me ata turistë të huaj? Nga psikologjia e tyre perëndimore, ata do të shkojnë të kërkojnë sigurimin te hoteli, ku s’ka si e kërkon, sepse ai nuk është i siguruar. Me këtë dua të them se nuk duhet të ngatërrohet sigurimi i pronës personale, me sigurimin e përgjegjësisë ndaj palëve të treta, që duhet i detyrueshëm sa më parë”, tha Kadri Morina.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.