Përmet: Njerëz me pushtet vijojnë të përdorin fëmijët e shkollës.

Postuar në 06 Maj, 2014 16:17

Sot, gjatë paradites, ka pasur homazhe me rastin e 5 majit, ditës që njihet si dita e dëshmorëve. Është një ditë që e ka zgjedhur regjimi komunist në nderim të Qema Stafës, por vijon të celebrohet edhe sot e kësaj dite në nderim të të rënëve për liri. Është normale? Pse jo? Qemal Stafa ka dhënë jetën për lirinë e vendit, dhe historia jonë e ka regjistruar, me të drejtë, si një të ri intelektual që luftonte, përveçse për lirinë e vendit, edhe në emër të ca idealeve, tek të cilat ai besonte e të cilat më pas u tradhëtuan, ose rezultuan të ishin utopike. Shkurt, Qemal Stafa, ashtu si nuk ka ndodhur shpesh në historinë e Shqipërisë, ka dhënë jetën si një idealist.

Deri këtu jemi ok, sidoqoftë. Dhe është kjo arsyeja që nuk para janë dëgjuar zëra që të kenë objeksione lidhur me 5 majin. Të gjithë, të majtë e të djathtë, e kanë celebruar këtë ditë gjithnjë. Kështu bënë edhe sot. Mirëpo, në rrethana të tilla do të ndodhë se s’bën diçka provokative, diçka që e fyen edhe festën. Ky është pesë maji i parë që celebrohet me të majtën në pushtet pas më shumë se tetë vitesh, dhe dikush është kujdesur që të mos kalojë pa u vënë re që “është pesë maji, e që ky pesë maj i ka gjetur ata në pushtet”. Ky është provokimi i parë. Pesë maji nuk është dita e tyre, as dita e komunistëve. Pesë maji është dita e të gjithëve, s’ka gjë se Qemal Stafa ka qenë komunist.

Dikush në programin ‘Opinion’ (që është duke u dhënë), ndoshta gazetari që kishte përgatitur raportin filmik, tha se “fëmijët e Përmetit mund të tolerohen, se janë fëmijë (në Përmet kishin nxjerrë fëmijët në varrezat e dëshmorëve, dhe i kishin detyruar të nderonin me grusht, si qëmoti), por Pandeli Majko që nderon me grusht, dhe Nasip Naço që përkulet para fotografisë së Enver Hoxhës në Berat nuk mund të tolerohen”. Kam përshtypjen se arsyetimi është bërë me kryeposhtë. Mua nuk më pëlqeu gjesti i Majkos. Madje, kam përshtypjen se ai e ka bërë atë gjest për të provokuar të tjerët, e jo se është komunist. Nuk besoj se Majko është komunist. Nuk më pëlqeu as veprimi i Naços, dhe në vend të tij, përpara se të përkulesha, do kërkoja që dikush ta hiqte foton e Enver Hoxhës nga përmendorja e Tutulanëve. Por në fund të fundit, këto janë dy gjeste individuale. Ata përfaqësojnë veten. Naço në fakt është ministër i Republikës, dhe në këtë kuptim veprimi i tij merr një simbolikë impersonale, por në fund të fundit ai mund të dalë e të thotë që “unë jam enverist”, dhe me këtë mbyllet muhabeti. Mund të mos na pëlqejë, por s’kemi ç’t’i bëjmë. Nuk ka ndonjë ligj që dënon enveristët, apo që i ndalon ata të jenë në qeveri.

Dua të them pra se problemin nuk e shoh te Majko e Naço, edhe pse me asnjërin nuk bie dakord lidhur me atë që kanë bërë. Problemin unë e shoh në Përmet. Afërmendsh, jo te fëmjët, por te ata që i kanë përdorur fëmijët. Ajo që ka ndodhur atje është një gjest arrogant i njerëzve me pushtet, dhe janë këta të fundit që nuk ndalen as përpara idesë për të përdorur fëmijët e shkollës. Deri më 23 qershor 2013 mbylleshin shkollat e fëmijët nxirreshin nëpër tubime politike, por kjo që ka ndodhur është po kaq e rëndë. Me ata fëmijë është abuzuar. Ata nuk duhet të ishin në varrezat e dëshmorëve më grushtat lart. Ata mund, e ndoshta duhet, të ishin me lule në duar, por jo me grushtat lart.

Comments

Submitted by aron (not verified) on

Ju te habisni Mustafa, me 'butesine' e qendrimit tuaj. Natyrisht, kjo ndodh sepse ju jeni nje individ siperfaqesor. Juve nuk ju dhemb humbja e lirise, sepse e quani thjesht nje gjendje shoqerore, raporti me te cilen, ty, as te ngroh dhe as te ftoh. Si mund te mendohet nje pjestar i kabinetit qeveritar ne Gjermani, i cili perkulet plot respek perpara fotos se Hitlerit? Dhe per me teper, cili kish per te qene fati i tij politik? Po nese opozita neser ngrihet dhe proteston, se nuk hyn ne parlament derisa Ministri te jap doreheqjen, kujt mendon se ky popull ka per ti dhene te drejte? Sidoqofte, kushdo me lehtesi mund te vere  re, se Ju beni ne menyre sistmatike intepretime siperfaqesore dhe me nje tendence te qarte per te shkermoqur dhe bere te pavlera, shume nga vlerat  te cilat i japin kuptim ekzistences se nje individi. Por edhe per kete dyshoje, sepse po te bente nje gafe te tille politike nje pjestar i kabinetit Berisha, ti dhe nga gjumi do te coheshe per ta goditur me ashpersi. Eshte per kete asye, qe cdo individ neutral, tek qendrimet e tua e ka te veshtire te gjeje vlere.

Submitted by Lleshi (not verified) on

"Me ata fëmijë është abuzuar. Ata nuk duhet të ishin në varrezat e dëshmorëve më grushtat lart. Ata mund, e ndoshta duhet, të ishin me lule në duar, por jo me grushtat lart." - mbyllet artikulli .

Mos valle edhe juve Mustafa jeni duke abuzuar me ata femije ? A mos valle dhe juve jeni duke i mesuar se si te sillen dhe si te nderojne ? Atehere perse ankohesh ndaj te tjereve ? Grushti ka qene nderim pikerisht i atyre deshmoreve dhe shoqerohej me thirrjen "Vdekje Fashizmit-Liri e popullit!" ! Cfare ka ketu kaq te dhimshme qe ty te hodhi perpjete dhe qe jo vetem sulmon te tjeret , por dhe na jep rekomendime "te pranueshme" se si duhet te ishte sjellja ? Apo mos valle ke lidhje me ata qe bashkepnuan me fashizmin dhe te vjen keq per fashizimin dhe ke nostalgji nga te paret e tu e une lodhem kot qe perpiqem te arsyetoj ?

Submitted by Gjergji (not verified) on

Majko dhe Naço
Interesante se si keta adhuruesit e enverit kane mbiemra "ekzotike".
Ne rrjedhen e Koçi Xoxe,Nako Spiru,Rita Marko etj.etj.
Aliene te ketij kombi.Parazite.

Submitted by Ed Martini (not verified) on

Do deshiroja te di pse jane fshire fare nga permbajtja disa shkrime te miat nga respublica, si dhe komente te ndryshme qe kam bere me emrin tim? Cfare ka ndodhur? Mos ndoshta kam thene me shume se cfare lejohet, dmth lejon censura, pasi une nuk e praktikoj vetcensuren?

E dashur Respublica!

Shpresoj te kem nje pergjigje bindese nga ana juaj!

Submitted by anima (not verified) on

Muci ne variantin Liberalo -Ciliano-Anglosakson e antikomunist!!!!

E turpshme menyra qesharake e manipulimit, apo renia ne nivelin e propagandes berishiane gjoja antikomuniste kur behet fjale per nderimin e e deshmoreve te kombit.

Kudo ne bote ka dite kombetare ku pekrujtimi i deshmoreve respektohet nga kushdo me qetesi dhe maturi, larg veshjeve idiote gjoja-ideologjike.

Akti i i ndivideve qe kane dhene jeten per adheun eshte dhe duhet pare si akt sublim qe brezat pas ja kane borxh te reneve dhe qe duhet kujtuar me respekt te thelle (me grushtin lart apo me doren tek zemra..sipas desihres) Te tilla akte perbashkuese kane nje vlere te jashtezakonshme simbolike dhe edukuese e formuese per brezin e ri.

Vetem bukeshkale idiote e provincial gjoja te emancipuar e evropianizuar (per se mbrapshti) arrijne te shohin tek nje nje veprim spontan apo simbolik reminishencat e regjimit komunist - ne pergjithesi jane pikerisht ish-komunistet e flakte (si puna e  Bishes) dhe pioneret e thekur te enverit (si Cili, Basha e Muci) qe kane alergji nga te tilla akte apo simbole.

Krahasimi mes LANC dhe deshmoreve te rene gjate luftes se dyte boterore dhe regjimit kriminal te E. Hoxhes (qe per kuriozitet individe te titpit Berisha e mbanin ne kembe dje) eshte njesoj si te thuash se forcat Britanike dhe Cercilli jane kriminel lufte pasi kane bombarduar Dresdenin.

Vetem bukeshkeles nihilist provincial mendojne dhe flasin si puna e Mucit dhe Cilit me shoke...

Submitted by Much Nano ben s... (not verified) on

Mustafa,

mbase ben me mire te mos dalesh si i intervistuar,

nese nuk rri dot pa folur per subjekte te tille qe ende nuk i di mire...

Me mire kur tregon fotografi dhe vetem ben pyetje!

Aq me pak te shkruash libra per ta, ose rreth tyre.

Permende Fan Nolin kesaj here ne "Naten Vone", the cfare nuk the per te,

por kur the se megjithese Noli ishte ateist u be prift per ta shtyre jeten pa punuar!

Akoma nuk je permendur de, se ...e shkele keqazi!

Dhe meqe njeriut, pra edhe ty, i duket se kur lexon dicka te re,

vetem tani do t'i marrin vesh keto te lexuara edhe te tjeret, the se Noli

meqe ishte pa te ardhura, pa pune, dhe donte te jetonte, kerkonte ndihma e para sa andej kendej

dhe meqe mund te rronte kesisoj, u be prift(!!!)

Di gje ti, a pati honorare per tere ato perkthime Fan Noli?

A prej verteti te duken te lehta cfare beri Noli ne jetn e tij?!

O Mustafa i nderuar, po ç'e di Nolin ti, or vella?!
Me ke e ngaterron nga keta te sormit ti?!

Pse, o njeri, pak menyra kishte Amerika per te jetuar/ushqyer,

aq me shume per nje pothuaj spartan si Noli, po i u desh te vishej prift?

Dhe a do e kishte me lehte te gjente para/dollare, si qejfpaprishur me kishen greke

apo kunder saj, sic doli me Autoqefaline Ortodokse shqiptare, me thua dot?!

Thua ca gjera te mira e trimoshe, ti mik i dashur, por nuk rri, ndonjehere me te rralle,

qe ia keput nje tymueseje dhe...neve na kujtohet Koco Kokedhima...kur tha se...

Ja, tani qe Kocua iu rikthye Himares se Vjeter, te pavarures nga politikat e Tiranes,

cfare mendimi ke ti much?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.