siri

Zgjidhje e konfliktit në Siri ose një luftë e tretë botërore

Postuar në 12 Shkurt, 2016 09:58

Kryeministri i Rusisë Dmitri Medvedev ka surpizuar me deklaratat e tij se “bota është në prag të një lufte të re botërore”. Në një intervistë për revistën gjermane Handlesblatt Medvedev tha se ofensiva e huaj në Siri paraqet rrezikun për fillimin e luftës botërore.

Masakër tjetër nga ISIS në Siri. Disa media raportojnë për 280 persona të ekzekutuar, përfshirë fëmijë

Postuar në 17 Janar, 2016 04:25

Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” raporton për një masakër të re të kryer nga militantët e Shtetit Islamik. Sipas kësaj agjencie, që referon burime siriane lokale, ISIS ka ekzekutuar 280 persona, mes të cilëve fëmijë dhe gra, pasi akuzoheshin se kishin bashkëpunuar me forcat ushtarake siriane dhe pasi forcat ruse dërguan ndihma në rajonin e Deir ez-Zor, vendi i masakrës. 

Djegia e autobotëve me naftë që hyjnë nga Turqia në Siri (Video)

Postuar në 05 Dhjetor, 2015 12:38

Britania nis bombardimet në Siri, 4 Tornado kryejnë sulmin e parë

Postuar në 03 Dhjetor, 2015 10:10

57 minuta pas dritës jeshile nga parlamenti, 4 avionë tornado të flotës ajrore britanike nisën bombardimet kundër Shtetit Islamik. Daily Mail raporton se avionët u ngritën nga baza britanike e Akrotirit në Qipro.

Avancon Putin, Rusia hyn me trupa tokësore në Siri

Postuar në 28 Nëntor, 2015 10:23

Revista gjermane Der Spiegel shkruan se trupa të këmbësorisë ruse dhe artileria e saj kanë hyrë në Siri për të ndihmuar forcat e Asad të përparajonë në pozicionet e ty kundër Shtetit Islamik. Shkak për këtë u bë operacioni 12 orësh për shpëtimin e njërit prej pilotëve rus të rrëzuar nga ushtria turke. Moska nuk e ka konfirmuar zyrtarisht, por sipas gazetës gjermane trupat ruse ndodhen në terren për të blinduar kufirin turko-sirian. Gatishmërinë e Moskës për të ndihmuar në terren ushtrinë siriane e konfirmoi edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov pas takimit me homologun e tij sirian.

Tensione mes Rusisë dhe Britanisë. Kremlini: “Ndërhyrja britanike, nuk do të mund të shaktërrojë sovranitetin e Sirisë”

Postuar në 21 Nëntor, 2015 19:40

Fakti që ISIS përparon dhe ngjan i pamposhtur lidhet deri diku edhe me axhendat e ndryshme që fuqitë e mëdha kanë në Siri. Shembull i qartë është heshtja e Perëndimit ndaj ndërhyrjes ruse në Siri si dhe miratimi me vonesë i sulmeve të Kremlinit. Mirëpo me kalimin e kohës, në vështrim po vjen paqja dhe periudha që pason pastrimin e Sirisë nga militantët e Shtetit Islamik.

Goditet nga raketa në transmetim live(video)

Postuar në 08 Nëntor, 2015 17:35

Një pjesëtar i një grupimi islamik, ndoshta ISIS, shfaqet duke folur para kamerës dhe ndërkohë goditet nga një raketë. Më pas, rënkime dhe asgjë. Mendohet se video po regjistrohej në Hama të Sirisë.

"Rusia është në Siri për mbrojtjen e interesave kombëtare kundër terrorizmit"

Postuar në 26 Tetor, 2015 17:50

Rusia ka vendosur të informojë edhe publikun shqiptar për arsyet dhe ecurinë e operacioneve ushtarake në Siri. Përveë lajmërimit në murin e ambasadës, sot ambasadori rus në Tiranë, Alexander Karpushin, i ka dhënë një intervistë "Top-Channel", ku ka theksuar se operacionet janë në përputhje me parimet e të drejtave ndërkombëtare. Më poshtë materiali ashtu siç përcillet nga TCH: 

Ambasada ruse del me shpallje publike në Tiranë për rolin e dyshimtë të amerikanëve në Siri dhe një ftesë për mediat shqiptare

Postuar në 24 Tetor, 2015 21:35

Ajo që shpesh mund të përflitet si një dyshim që rrjedh nga teoritë e konspiracionit se ISIS mund të jetë krijesë e Shteteve të Bashkuara tashmë ngrihet zyratisht edhe si pyetje nga ambasada ruse  në Tiranë. Përmes një njoftimi në muret e ambasadës që i ngjan më tepër një shpallje publike, selia diplomatike e Rusisë kërkon që media shqiptare të mos i referohet vetëm burimeve apo lajmeve të mediave  perëndimore që sipas saj janë të prirura të dezinforojnë për këtë çështje.

Vritet në Siri kreu i Al Nusras

Postuar në 24 Tetor, 2015 18:50

Media të ndryshme po raportojnë se kreu i organiztës islamike Jabhat Al Nusra, Abu Suleiman al-Masri është vrarë në luftimet afër fshatit Tal-al-Karsani, në periferi të Halepit. Grupi është përballur me ushtrinë siriane e cila ka nisur këto ditë një ofensivë të gjerë me synij rimarrjen e qendrës strategjike në fjalë. Al Nusra lufton si kundër forcave të presidentit Bashar al Assad, ashtu edhe kundër Shtetit Islamik. Nisur nga situatat e reja të krijuara me ndërhyrjen ruse, ka disa burime që po raportojnë për vendosjen e komunkimit mes Al Nusras dhe ISIS. 

Pages

Subscribe to RSS - siri